Shfaqet muri teksa po ndërtohej xhamia, ndërhyn Ministria e Kulturës duke ndërprerë punimet

Publikuar tek: kulture-art, më 18:03 22-12-2016 Shfaqet muri teksa po ndërtohej xhamia, ndërhyn Ministria e Kulturës duke ndërprerë punimet

Janë ndërprerë punimet në xhaminë që po ndërtohet në Elbasan pas ndërhyrjes së Ministrisë së Kulturës si shkak i zbulimit të një muri të vjetër. Njofrimin e ka dhënë Myftinia e  Elbasanit.

Njoftimi:  

Për të gjithë besimtarët myslimanë të lagjes “Brigada e 17 sulmuese” njoftohen se janë pezulluar punimet e xhamisë për shkak të ndërhyrjes së Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Kërkimeve Arkeologjike, kjo për shkak të punimeve dhe kërkimeve arkeologjike që po bëhen për një mur (muri ish minares) që ka dalë në pah gjatë punimeve që po kryhen në këtë zonë.

Shpenzimet për këtë punë janë marrë, sipas marrëveshjes, nga Myftinia Elbasan dhe urojmë dhe shpresojmë që ky problem (ndërprerja e punimeve të xhamisë) të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që edhe lutjet e besimtarëve myslimanë të dëgjohen. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfiton pension të posaçëm nga Qeveria, reagon aktori Zef Deda duke iu drejtuar Ramës
Vaçe Zela rikthehet nëpërmjet hologramit në skenën e Festivalit, e gjithë salla në këmbë e emocionuar (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.022304058074951
array(1) { ["section"]=> string(96) "shfaqet-muri-teksa-po-ndertohej-xhamia-nderhyn-ministria-e-kultures-duke-nderprere-punimet-63459" }