Shfaqet Shpëtim Gjika, dalja e parë publike pas arrestimit nga policia

Publikuar tek: politike, më 23:41 14-03-2015 Shfaqet Shpëtim Gjika, dalja e parë publike pas arrestimit nga policia

Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ka marrë pjesë për herë të parë në një aktivitet publik, që pas arrestimit të tij nga policia me akuzën e “falsifikimit të dokumentave”.

Gjika ka marrë pjesë në promovimin e librit të gazetarit Ergys Alushi “Prostitucion në Lidhjen e Shkrimtarëve”, ndërsa kjo është e para dalje publike pas problemeve që e shoqëruan kreun e bashkisë muajn e kaluar.

Shpëtim Gjika u arrestua në fillim të muajt shkurt si i dyshuar për veprat penale të “falsifikimit të dokumentave”, “shpërdorimit të detyrës”, ndërtimit të paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Gjatë kohës që qendronte në rajonin e policisë, Gjika shfaqi probleme me shëndetit duke u transportuar drejt Tiranës, ku edhe qendroi disa ditë në një spital privat.

Ndërkohë, nuk dihet ende fati politik i kreu të bashkisë Vlorë, megjithatë pritet të mësohet shumë shpejtë nëse Gjika do të jetë apo jo sërish kandidati i PS-së për qytetin bregdetar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mbërrin në selinë e PS-së, grupi socialist diskuton sot deklaratat e Doshit
Ruçi-Tahiri/ Përfundon takimi kokë më kokë në Kuvend, asnjë koment për arsyet »
Article Logic
Execution time: 0.038373947143555
array(1) { ["section"]=> string(74) "shfaqet-shpetim-gjika-dalja-e-pare-publike-pas-arrestimit-nga-policia-5922" }