Shfaqet vajza e vogël e Dritan Hoxhës, Redia: Familja ime është qesharake, por…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:42 29-02-2016 Shfaqet vajza e vogël e Dritan Hoxhës, Redia: Familja ime është qesharake, por…

Gjatë të dielës mbrëma, Lori Hoxha ka pasur një të ftuar të veçantë në Snapchat-in e saj: motrën e vogël, Redian. Ato kanë bërë një shkëmbin pyetjesh-pergjigjesh me fansat, të cilët e kanë pyetur Redian për Tiranën, për qëllimet në jetë si edhe i kanë kërkuar të përshkruajë familjen e saj.

'Nëse do të më duhet ta përshkruaja familjen time', ka thënë ajo, 'Do të thoja se është qesharake, gazmore dhe disa gjëra të tjera që kanë të bëjnë me 'funny' (për të qeshur). Por sidoqoftë, e adhurueshmer, ka thënë ajo, shkruan Anabel.

Gjithashtu ajo ka folur për synimet e saj, duke u shprehur se dëshira e saj më e madhe është të ngasë makinën (I pëlqen shumë të bëjë xhiro, ka thënë Lori me shaka): 'Qëllimi im i vetëm për momentin është të marr patentën, dhe pastaj të ngas makinën tërë kohën', ka thënë Redia. Ajo gjithashtu ka treguar se Tirana nuk i pëlqen: 'Do të jetoja kudo tjetër, në ndonjë qytet më argëtues, por jo këtu’.

Redia ka qëndruar deri më tani shumë e tërhequr, duke u shfaqur rrallë nëpër media apo rrjete sociale. Ndaj edhe në ditëlindjen e saj, motrat Lori e Sara i kanë bërë urime të veçanta, duke e quajtur si motrën më ‘të pazakontë' prej tyre.

f8c725f051011c603b7729e9d3d63ce6.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069072246551514
array(1) { ["section"]=> string(81) "shfaqet-vajza-e-vogel-e-dritan-hoxhes-redia-familja-ime-eshte-qesharake-por-33798" }