Shfryn motra e Ergi Dinit: O palaço, stop se do ju vrasë dhimbja jonë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:35 26-11-2016 Shfryn motra e Ergi Dinit: O palaço, stop se do ju vrasë dhimbja jonë

Barbana, motra e këngëtarit të ndjerë Ergi Dinit, ka shpërthyer sot ndaj atyre portaleve që kanë publikuar pamje të aksidentit ku vëllai i saj humbi jetën.

Disa portale, kryesisht në Kosovë, kanë reklamuar me të madhe pamjet që kanë siguruar nga aksidenti dhe kjo për Barbanën është e tepërt. Ajo shprehet se i ka vdekur gjysma e zemrës, por gjysmën tjetër e ka gjallë, ndaj kërkon të ndalet publikimi i pamjeve të rënda.

“O palaço që i harxhoni oksigjenin kësaj bote kot! O "gazetar" dhe "aktor" të dështuar që nuk dini çfarë është dhimbja, ju shisni edhe familjen për pak vemendje! Mos nxirrni videot e aksidentit për ca like e qindarka të qelbura se do ju vrase dhimbja jonë! Ju të vrisni ditën, e të qani natën! Më ka vdekur gjysma e zemrës por kam gjysmën tjetër gjallë akoma, prandaj STOP!”, - shkruan Barbana.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070919990539551
array(1) { ["section"]=> string(73) "shfryn-motra-e-ergi-dinit-o-palaco-stop-se-do-ju-vrase-dhimbja-jone-60790" }