Shifra e frikshme për spitalet, institucioni ku kanë më pak besim shqiptarët

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:09 01-11-2016 Shifra e frikshme për spitalet, institucioni ku kanë më pak besim shqiptarët

Përmes një studimi, të quajtur “Barometri social-politik i Shqipërisë”, Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë (Albanian Centre For Good Governance -ACGG) mbështetur nga Fondacioni “Konrad Adenauer” u ka adresuar qytetarëve në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë e Vlorë pyetjen se me cilin nga shërbimet kanë më shumë pakënaqësi.

Përqindjen më të lartë të pakënaqësisë e mbajnë spitalet, 39 %, çka do të thotë se shëndetësia mbetet ende një problem i madh për qytetarët. Pas spitaleve përqindjen më të lartë të pakënaqësisë e zënë taksat, me 22%. E duket se për Policinë e Shtetit ka më pak të pakënaqur.

Vetëm 9% e të pyeturve në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë e Vlorë janë të pakënaqur nga policia. Një shifër surprizë kjo duke mbajtur parasysh se në vitet e kaluara, Policia e Shtetit ka qenë gjithnjë e lakuar për korrupsion, mungesë efektiviteti apo qoftë edhe mënyrën e komunikimit me qytetarët e saj.

Mesa duket, ministri Tahiri, i cili gjatë gjithë kësaj kohe ka vënë theksin te komunikimi i Policisë së Shtetit me qytetarët, ia ka dalë t'i kënaqë, siç reflektohet edhe nga përqindja e sondazhit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01984691619873
array(1) { ["section"]=> string(81) "shifra-e-frikshme-per-spitalet-institucioni-ku-kane-me-pak-besim-shqiptaret-58017" }