Shifrat e frikshme të INSTAT: Rritet ndjeshëm kriminaliteti në ekonomi

Publikuar tek: ekonomi, më 16:40 18-10-2017 Shifrat e frikshme të INSTAT: Rritet ndjeshëm kriminaliteti në ekonomi

Kriminaliteti në ekonomi në tremujorin e tretë të vitit 2017 ka shënuar rritje të ndjeshme në vend, duke kaluar për herë të parë në histori si krimi kryesor në vend, raportoi INSTAT.

Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer 9.900 vepra penale, rreth 10,3% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 10.068 autorë të veprave penale, të cilët janë 23,8% më shumë krahasuar me tremujorin e tretë 2016.

Pjesën më të madhe të veprave penale e zënë “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike” me 40,3%, “Krimet kundër autoritetit të shtetit” me 38,3%, dhe “Krimet kundër personit” me 19,0%.

Në vlerë absolute, numri i veprave të evidentuara në grupin penal “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike” në tremujorin e tretë arriti në gati 4 mijë, me një rritje prej 47% në krahasim me tremujorin e tretë 2016, ku rritjen më të fortë e kanë ndërtimet e paligjshme dhe ato të fushën e tatimeve dhe taksave.

Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike

Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer 3.993 vepra penale “Krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, duke pësuar rritje me 46,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2016.

Autorët e tyre janë 3.506, rreth 53,6% më shumë se në të njëjtën tremujor të një viti më parë dhe përbëjnë 34,8% të totalit.

Në këto vepra penale, Vjedhjet e pasurisë zënë 36,4% të totalit. Krahasuar me tremujorin e tretë 2016, gjatë këtij tremujori vjedhjet e pasurisë kanë pësuar rritje me 3,3%.

Tabelat e INSTAT tregojnë se në vlerë absolute rritjen më të lartë e kanë ndërtimet e paligjshme (nga 286 në 862 raste), shkatërrimi i pronës, mashtrimet, veprat në lidhje me tatimet dhe taksat (nga 96 raste ne 236 raste).

Vepra penale kundër personit

Sipas INTAT, gjatë tremujorit të tretë 2017 janë kryer 1.884 vepra penale kundër personit, duke pësuar rritje me 5,5%, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Numri i autorëve të krimeve kundër personit, në këtë periudhë është 2.212 dhe përbën 22,0% të totalit të autorëve. Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i autorëve të kësaj vepre penale është rritur me 8,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Veprat penale kundër autoritetit të shtetit

Në tremujorin e tretë 2017 janë kryer 3.798 vepra penale, me një rënie prej 12,4%, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Numri i autorëve gjatë tremujorit të tretë 2017, është 4.093, duke shënuar një rritje me 12,7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike, përbëjnë përqindjen më të madhe të veprave kundër autoritetit të shtetit, me rreth 78,7 %, duke regjistruar një ulje prej 19,6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan Monitor.

Masat e sigurisë

Gjatë tremujorit të tretë 2017, numërohen 10.068 masa sigurie për autorë të veprave penale, nga 8.129 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke pësuar rritje me 23,9%.

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17340111732483
array(1) { ["section"]=> string(75) "shifrat-e-frikshme-te-instat-rritet-ndjeshem-kriminaliteti-ne-ekonomi-96335" }