Shifrat marramendëse që sigurohen nga turizmi në Shqipëri, dyfishohet xhirua e bizneseve

Publikuar tek: ekonomi, më 12:04 05-09-2017 Shifrat marramendëse që sigurohen nga turizmi në Shqipëri, dyfishohet xhirua e bizneseve

Xhirot e biznesit u rritën dyfish këtë sezon veror, krahasuar me të të njëjtin vit më parë.

Ky lajm është bërë i ditur nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero e cila është shprehur se xhiroja e deklaruar nga biznesi është 5.4 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

“Për muajin gusht xhiroja e deklaruar nga biznesi është 5.4 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar; dhe janë lëshuar 2 milionë kupona më shumë se vjet-”, deklaron Vasilika Vjero.

Sipas Tatimeve, në total për periudhën janar-korrik shitjet e raportuara nga biznesi janë rritur me 15 % krahasuar me një vit me parë.

Por sipas Vjeros, rritja e raportimeve është rezultat edhe i luftës ndaj evazionit, veçanërisht në sektorin e turizmit ku gjatë verës u kontrolluan mbi 6.500 biznese. 

“Janë rreth 2.300 tatimpagues të cilët janë penalizuar. Pra, 36 %. Sigurisht që këto biznese janë mbajtur nën vëzhgim dhe do të mbeten edhe më vonë”, thotë Vjero. 

Pas sitës mbi bizneset e turizmit, Tatimet tani do të fokusohen në tre sektorë të tjerë, të cilët rezulton se kanë raportuar xhiro më të ulët se vjet. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015205144882202
array(1) { ["section"]=> string(93) "shifrat-marramendese-qe-sigurohen-nga-turizmi-ne-shqiperi-dyfishohet-xhirua-e-bizneseve-91217" }