Shije e hidhur që pa filluar ngjarja: “O zot prapë këta”...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:29 12-12-2016 Shije e hidhur që pa filluar ngjarja: “O zot prapë këta”...

Nga prof. Përparim Kabo

Shije e hidhur që pa filluar ngjarja. Në vitin 2017 do të mbahen zgjedhjet e përgjithëshme në vendin tonë. Sa herë që vijnë ato gjithçka lëkundet, shumë ekuilibra prishen dhe një duf popullor shpërthen me fjalët …”O zot prapë këta.” Dhe nis parodia e premtimeve dhe iluzionet që shiten e blihen, fillon lufta e blerjes së votës dhe një klimë e ethshme kudo, aq sa njerëzit thonë: “Aman sa të kalojnë se nuk durohen dot”…

Data u shpall nga Presidenti Republikës…mesqershori është…Por ditët e fundit u zgjodh edhe Kolegji Zgjedhor që jep verdiktin kur KQZ nuk ka dot një zgjidhje, ose palët e ankimojnë atë. Si të thuash ata dhe ato që do të japin drejtësi në tavolinë për pushtetin e sovranit popullit-votues, në ato raste kur ka ankimim. Ndoqa hedhjen e shortit për antarët e “Kolegjit Zgjedhor.” Ishte i pranishëm dhe Presidenti Republikës Zoti Bujar Nishani, kishte dhe media, salla ishte e bollshme, ata që operuan ishin tre persona, kutia ishte e madhe dhe transparente dhe letra me emrat e kandidatëve të mundshëm (rreth 90 persona) ishin futur në kuti plastike nga ato të “Kinder Surprise” …Dhe vërtetë surpriza prisnim, u zgjodhën ata që duheshin, Kalaja që kishte qenë dikur në një turp elektoralë, Mr GJ.GJ-ja, dhe disa të tjerë me përvojë në këto lloj punësh…! Rastësi, apo koincidencë hyjonore? Kur u lexua emri i zotit GJ.GJ kamera bëri fokus fytyrën e tij, ai buzëqeshi hidhur dhë një skuqje e lehtë e mbuloi. Me heshtjen e tij dikujt i tha, funksionoi. Ndërkohë Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë zoti Nishani, në një pamje solemne përcillte gjithçka që dukej se funskionoi demokratikisht. Ashtu vërtetë pamja qe e tillë! Po kam disa pyetje. Kur letrat me emrat u futën në ato kuti kush i kontrolloi?

Pse nuk ishin të 90-të atje prezent që ta kontrollonin emrin e tyre, ose një notere? Kur u shpallën fituesit me short, si shpjegohet që disa prej atyre që fituan ndosheshin në sallë, apo se janë në KLD? Alibi-mrekulli! Pas shortit, përse nuk u hapën të gjitha kutitë me emrat e atyre që nuk fituan dhe të spontoheshin që kishin qenë në garë apo jo? Kush i kontrolloi që të na bindtte se një emër nuk ishte vënë më shumë se një herë? Kush na siguron që disa prej kutive plastike ishin ftohur ne frigorifer paraprakisht si edhe ka ndodhur në shorte edhe me prestigjoze dhe dora shkon kap atë?...Një shije e hidhur, shumë e hidhur. Ai që ishte atje dhe e pranoi duhet që në rastin më të mirë të pranoi naivitetin e tij …(tonin jo e jo,) ose në rastin më të keq që është bashkëpuntorë në një farsë që sa po nisi.

Zgjedhja e asaj trupe gjyqësore është e paregullt. Edhe në një llotari on line, pasi fitohet, hapen të gjitha kutitë apo valixhet varet si është loja…! Uroj që këta që u zgjodhën ta humbin rastin e paçavures që do të gatuajnë me zgjedhjet, me spastrimin nga Vetingu. I siguroj disa syresh se e kanë emrin të njollosur në atë listë që është e përfunduar nga ekspertiza ndërkombëtare….Urime!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022462129592896
array(1) { ["section"]=> string(59) "shije-e-hidhur-qe-pa-filluar-ngjarja-o-zot-prape-keta-62384" }