Nën atmoferën e zjarrtë të tifozëve kuqezi, kështu stërviten djemtë e kombëtares në Francë teksa presin ndeshjen e parë të Europianit të ëndrrave.
Tifozët i brohorasin gjatë gjithë kohës lojtarët tanë ndërsa bie në sy se kapiteni Lorik Cana është më i preferuari i tifozëve për “selfie”. Tifozët e duan veçanërisht Lorikun për gjestin në Serbi ku mbrojti shokët e skuadrës ashtu si i ka hije një kapiteni të vërtetë.
Këtë gjë dëgjohet t’ja thonë tifozët edhe në videon e mësipërme.