Shikoni ç’bëhet në Zvicër, 43 kilogramë flori çdo vit përfundojnë në kanalet e ujërave të zeza

Publikuar tek: bota, më 06:42 13-10-2017 Shikoni ç’bëhet në Zvicër, 43 kilogramë flori çdo vit përfundojnë në kanalet e ujërave të zeza

Shkencëtarët vlerësojnë se rreth 43 kilogramë ari përfundojnë çdo vit në gypat e kullimit në Zvicër dhe rrjedhimisht në rrjetin e kanalizimit.

Kjo sasi ari ka një vlerë prej 1.8 milionë dollarë.

Kjo është për shkak të faktit se rreth 70% e arit në botë kalon përmes rafinerive në Zvicër, ku pjesët e përpunuara janë ruajtur dhe hedhurinat hedhen në gypat e mbeturinave, shkruan albinfo.ch.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo sasi ari nuk ka pasoja të dëmshme për mjedisin, kështu që kompanitë e përpunimit të arit mund të lejojnë hedhjen e mbeturinave në të njëjtën mënyrë si më parë – përmes sistemit të kanalizimit.

Megjithatë, janë bërë disa përpjekje për të “kapur” materialin e mbeturinave dhe për të përfituar prej saj, veçanërisht në rajonin e Tisinës, ku përqendrimi i arit në gypat e ujërave të zeza është më i lartë.

Përveç arit, shkencëtarët kanë gjetur një sasi të madhe argjendi në gypat e ujërave të zeza në Zvicër, afërsisht 3,000 kilogramë në vit, që korrespondon me një shumë prej rreth 1.7 milionë dollar 

Më shumë në këtë kategori: « SHBA tërhiqet nga UNESCO
Tronditet Suedia, një person qëllon me armë në supermarket, disa të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822
array(1) { ["section"]=> string(99) "shikoni-c-behet-ne-zvicer-43-kilograme-flori-cdo-vit-perfundojne-ne-kanalet-e-ujerave-te-zeza-95716" }