Shikoni ku kanë përfunduar shtëpitë botuese, sponsor kompania e sallamit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:34 25-01-2018 Shikoni ku kanë përfunduar shtëpitë botuese, sponsor kompania e sallamit

Është sa për të qeshur aq edhe për të reflektuar ky realitet i tregut të librit sot.

Panairi i Librit “nxjerr zbuluar” shumë problematika rreth tregut por për librin duhet të flitet jo veç një herë në vit.

Shtëpia botuese “Fan Noli” për të nxjerrë në dritën e botimit këtë libër të autorit francez Gustav Le Bon për psikologjinë e turmave  i është dashur sponsorizimi i kompanisë së sallameve EHW.

“Falenderojmë kompaninë EHW për ndihmesën e dhënë në botimin e këtij libri”, shkruhet në faqen e parë të veprës.

A thua pronari i sallamerisë të ketë lexuar Le Bon, dhe i frymëzuar prej tij ka menduar të prodhojë sallame për kosumatorin e gjerë?! Kjo të jetë lidhja mes sallameve e psikologut francez?!!

Është e “frikshme” ta mendosh por  me ç’duket, sallamet kanë hyrë fuqishëm mes kulturës. Disa varen mes Butrintit të lashtë e disa po zenë faqet e para të librave...

oerd.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069098472595215
array(1) { ["section"]=> string(78) "shikoni-ku-kane-perfunduar-shtepite-botuese-sponsor-kompania-e-sallamit-107863" }