Shikoni Presidentin me eskortë mes përmes liqenit, Braçe e filmon me kamera: Bravo, President, bravo... (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 11:21 08-11-2015

Presidenti Bujar Nishani dhe eskorta e tij kanë përshkruar me makinë rrugën e këmbësorëve në Parkun e Liqenit, gjë që është kategorikisht e gabuar. Një fakt të tillë e sjell deputeti i PS Erjon Braçe i cili si çdo të dielë nuk rri pa e bërë një shëtitje nga Liqeni.

Deputeti ka filmuar me kamerën e celularit momentin kur eskorta e policisë kalon në rrugën ku kalonin njëkohësisht të moshuar edhe fëmijë ndërsa shkruan:

“Bravo President, bravo!! Kjo është arroganca; në park mes njërëzve që ecin, vrapojnë apo shëtisin, Presidenti me makinë. Jo vetëm ai por edhe eskortat.

Sapo më kaloi tek këmbët duke përshkuar me makinë 300 metra rrugë këmbësorësh në Park, nga Rezidenca e tij tek varrezat e ushtarëve britanikë”, jep detajet Braçe ndërsa sjell edhe shembullin e ambasadorit hungares dhe shefin e shtabit të ushtrisë..

“Para tij pashë ambasadorin e Hungarisë që e përshkoi rrugën në këmbë, pas tij pashëShefin e Shtabit të Ushtrisë, në këmbë dhe ai. Ndërkohë në të njëjtën rrugë në kembe ishin pleq e fëmijë!!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Qeveria e 3 Q-ve, vajza e re, bjonde, seksi...dhe 50 mijë euro leshi”, Spahiu i thotë “të gjitha”
“Kontrolli zbulon se Mimi ka shkaktuar 220 mijë euro për rikonstruksionin e makinave”, PD akuza ministres Kodheli »
Article Logic
Execution time: 0.018030881881714
array(1) { ["section"]=> string(108) "shikoni-presidentin-me-eskorte-mes-permes-liqenit-brace-e-filmon-me-kamera-bravo-president-bravo-video-24950" }