Shisnin drogë nëpër kazino, arrestohen 5 shqiptarë

Publikuar tek: bota, më 15:23 16-05-2018 Shisnin drogë nëpër kazino, arrestohen 5 shqiptarë Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar pesë shqiptarë pas një operacioni antidrogë.

Gjatë kontrolleve të kryera nga karabienerët në lojrat e fatit u vu re prania e një grupi të vogël personash që qëndronte pranë njërës prej sallave të lojërave.

Duke hetuar mbi sjelljen e grupit, hetuesit zbuluar se disa prej tyre, i ishin përkushtuar shitjes së kokainës.

Sot në orët e para të mëngjesit u arrestuan të pesë shqiptarët, të cilët janë: A.J., 35 vjeç, P.S., 39, A.K., 39, P.D., 40 dhe E.L., 42 vjeç. Katër të parët kanë marrë masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa i pesti arrest shtëpie.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021116018295288
array(1) { ["section"]=> string(56) "shisnin-droge-neper-kazino-arrestohen-5-shqiptare-120972" }