“Shit mend”, mesazhi i Mirela Sulës që mbledh në Tiranë qindra gra intelektuale për të folur…pa dorashka

Publikuar tek: kulture-art, më 13:07 17-11-2016 “Shit mend”, mesazhi i Mirela Sulës që mbledh në Tiranë qindra gra intelektuale për të folur…pa dorashka Mirela Sula duke folur sot ne konferencen \"Fuqizimi i gruas, fuqizmi i mendjes\" mbajtur ne Hotel Plaza

Me qindra gra nga fusha të ndryshme, biznesit, artit, gazetarisë, psikologjisë, shkrimtare, gra dhe vajza të njohura dhe të panjohura, janë mbledhur sot paradite në hotel Plaza, për një qëllim të vetëm: Të mos e lënë mendjen t’ju ikë. As mundësitë. 

Eshtë konferenca e parë “Fuqizmi i gruas, fuqizimi i mendjes” organizuar nga Mirela Sula, psikologe, gazetare, e që sot drejton suksesshëm “Global Woman”, raporton newsbomb.al.

A e dini çfarë? Pyet Mirela, auditorin skeptik që ka “frikë” të lëvizë brenda kornizave të realitetit shqiptar, pa shumë mundësi veprimi, e me shumë gjasë “paragjykimi”.

“Bëni atë që dini të bëni në jetë. Filloni të provoni. Madje edhe të gaboni. Kështu ndoshta hedhim hapin e parë, dhe pas kësaj, do fillojmë të hedhim të tjerë, për të qenë të suksesshëm”, thotë Mirela Sula para auditorit që nuk e suprizon aspak për vullnetin që kanë qindra gra të qëndrojnë së bashku për të ndarë eksperiencat e tyre.

Historia e saj emocionuese fillon katër vite më parë, kur u largua nga Shqipëria për në Londër, e paskësaj, fillimi atje, në një terren tërësisht të panjohur, të riaktivizimit të projektit që kishte që në Shqipëri: një media thjesht për gratë, fillimisht, me ato shqiptare. E dalëngadalë, duke parë interesimin, edhe për ato ndërkombëtare.

Në kohë po ta gjykosh, katër vite janë shumë pak për të bërë karrierë ndërkombëtare, për tu zgjedhur si Gruaja Botërore e Vitit në një samit ndërkombëtar, si shembull që duhet të merret nga gratë e suksesshme dhe si një grua emigrante, që arriti të çajë jo pa vështirësi në një terren që kërkon kohë, energji dhe para për t’u shpenzuar.

“Por a e dini çfarë? Pyet sërish Mirela. Nëse keni vullnetin për të ecur përpara provoni. Unë e mora spunton nga dy librat e mi: Mos e lër mendjen të ikë, dhe Mos e lër dashurinë të ikë. Dhe këto dy eksperienca të para, fillova ti ndaj me komunitetin e grave në gjithë botën. Sot, jam e lumtur, pas çdo jave që ftohem në konferenca për të ndarë eksperiencën time. Shikoni njëri tjetrin, gjeni një shoqe të re për të parë nga afër dhe nga larg realitetin ku jetoni. Guxoni, dhe provoni. Do të shihni, se herën e dytë nuk do të zhgënjeni” thotë Mirela Sula në platformën ku është ngjitur për të referuar me disa shqiptare të tjera të suksesshme, raporton newsbomb.al.

Dhe në fakt, eksperienca e kësaj gruaje nga Shqipëria është frymëzuese, për vajzat dhe gratë në vend, por edhe ato në botë. Shumë prej tyre vazhdojnë e flasin dhe sigurisht…kanë nevojë të flasin, t’u dëgjohet zëri.

Dhe gjithë këto gra, duket se nuk kanë asnjë kuptim pa moderimin e një burri. “Njëra nga ne” thotë Leonard Bombaj, kantautori i njohur shqiptar, duke shkaktuar jo pak hilaritet në sallë. Mes batutave, humorit, eksperiencave…duket se për psikologen, kjo do të jetë një ditë e paharrueshme. 

PS: Një pjesë e mirë e medias e ka bojkotuar këtë aktivitet. Ndoshta duhet të kishin reaguar ndryshe. Aq më tepër që industria e medias përbëhet në shumicë prej grave dhe vajzave. Nuk ka nevojë për shumë pompozitet. Të gjithë kanë nevojë për mbështetje. Mirela Sula është gazetare, dhe ndoshta, do të ishte e vlefshme për të ndarë eksperienca edhe mes kolegesh...

mirela sula

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Diaspora shqiptare në SHBA, Auron Tare tregon kush është nivicioti që hapi shkollën e parë shqipe në Nju Jork
Kryepeshkopi Anastas merr titullin “Qytetar Nderi” i Durrësit »
Article Logic
Execution time: 0.0041661262512207
array(1) { ["section"]=> string(107) "shit-mend-mesazhi-i-mirela-sules-qe-mbledh-ne-tirane-qindra-gra-intelektuale-per-te-folur-pa-dorashka-59805" }