Shitet për 57 milion euro banka e njohur në Shqipëri, ja kush e bleu

Publikuar tek: ekonomi, më 17:58 07-08-2018 Shitet për 57 milion euro banka e njohur në Shqipëri, ja kush e bleu

Është finalizuar shitja e Tirana Bank në Shqipëri, degë e bankës greke Piraeus Bank.

Për 57.3 milion euro, 98.83% të aksioneve të Tirana Bank i janë shitur Grupit Balfin dhe bankës maqedonase Komercijalna Banka, raporton Newsbomb.al.

Sipas njoftimit të Bankës Piraeus, Unicredit veproi si këshilltar ekskluziv financiar i Bankës Piraeus në transaksion. Norton Rose veproi si avokat ligjor ndërkombëtar dhe firma ligjore Boga & Associates si këshilltar ligjor lokal për transaksionin.

Transaksioni është subjekt i procedurave të miratimit rutinë, që përfshijnë miratimet rregullatore nga autoritetet kompetente të Komisionit Europian, Greqisë dhe Shqipërisë dhe Fondit të Stabilitetit Financiar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.004288911819458
array(1) { ["section"]=> string(74) "shitet-per-57-milion-euro-banka-e-njohur-ne-shqiperi-ja-kush-e-bleu-130430" }