Shitet piktura e Van Gogh në ankand, vlera 66 milionë dollarë

Publikuar tek: kulture-art, më 10:06 06-05-2015 Shitet piktura e Van Gogh në ankand, vlera 66 milionë dollarë Piktura e Van Gogh e shitur dje ne Nju Jork

Një pikturë e Van Gogh “L’Allee des Alyscamps”, (Rruga me Pemë e Alyscamps) është shitur dje në Nju Jork për 66 milionë dollarë, shuma më e lartë për një pikturë që nga viti 1998, deklarohet nga shtëpia e ankandeve Sotheby. 

Piktura ishte në pronësi të një koleksionisti aziatik dhe u vlerësua fillimisht mbi 40 milionë dollarë. Kanë qenë pesë ofertues që janë “zënë” për të marrë pikturën.

Rekordin e shitjes e mban piktura e tij “Portreti i dr.Gashet” (1890) që arriti shumën prej 82.500.000 në një ankand në Nju Jork në 1990.

Ndërsa rekordin botëror të blerjes së një pikture në ankand e mban ajo me vlerë 142.400.000 dollarë. Dhe është në pronësi të Francis Bacon. U shit po në Nju Jork në 2013. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet në Lushnje një varr i antikitetit të vonë
Shqipëria vendi ku mund të ecet në këmbë ose me kalë, destinacioni i ri i vizitorëve evropianë »
Article Logic
Execution time: 0.0051019191741943
array(1) { ["section"]=> string(66) "shitet-piktura-e-van-gogh-ne-ankand-vlera-66-milione-dollare-10476" }