Shitje tokash e agjenci imobiliare, PD e Pogradecit futet në sherr, dualitet mes Balliut e Kadillit

Publikuar tek: politike, më 11:28 03-11-2015 Shitje tokash e agjenci imobiliare, PD e Pogradecit futet në sherr, dualitet mes Balliut e Kadillit Fahri Balliu (majtas) Fatbardh Kadilli (djathtas)

Partia Demokratike në Pogradec, strukturat e saj, dega e partisë, forumi rinor dhe forumi I gruas, janë përfshirë në një debat publik, ku burimet nga brenda PD, thonë se është i sponsorizuar nga qendra, dhe influenca e disa drejtuesve të PD. 

Kështu, Fahri Balliu, kërkon që në krye të PD së Pogradecit, të vendosë kryetarin e bashkisë Eduard Kapri. Ndërkohë që Fatbardh Kadilli, po punon që në postin që ka, të mbetet kryetari aktual i PD në Pogradec, Renato Preza.

Në debatin publik, janë përfshirë të rinjtë, të përçarë tashmë, që po përdoren nga Balliu e Kadilli.

Renato Preza, kryetari aktual i PD fton të rinjtë për anëtarësime në forum. “Lëre rininë të bëjë punën e saj, mos u merr me kompetenca që nuk të takojnë se do bëhen xhelozë kryetarë të PD të rretheve të tjera se je vonë për njoftimin e këtij lajmi, kështu që merru me partinë, mos u merr me rininë” i drejtohet Ermal Çela, kryetar i FRPD, Pogradec. “Mos ndërhy shumë nga forumi. Ju po e shkatërroni PD në Pogradec. E keni kthyer në agjenci imobiliare. Ke me çfarë merresh, shiko të shesësh ndonjë tokë arrë në Starovë dhe kujdesu për shëndetin se e ke lënë pas dore” është akuza e kryetarit të FRPD.

Në debat përfshihet kryetarja e gruas e PD, Manushaqe Kromollari. “Pra ju zotërinj të nderuar keni bërë një sulm direkt PD Pogradec por kjo do rishikuar me kohë e vendin e saj. Më vjen keq që kaq kohë në politike s’e keni kuptuar rolin tuaj. Sa për gjuhën vulgare dhe të panivel, zoti ju ruajtë nga mendimet e gojët e liga. Por ju lutem këtë frymë negativiteti te paedukate mos e përcillni tek rinia Pogradecare të paktën jo publikisht. Ruani etiken që ju takon. Trimërirat e vagobontalizmat s’pinë ujë në PD”, thotë kryetarja e gruas e PD.

pogradeci1

Ermal Çela e akuzon kryetaren e gruas se është katapultuar në krye të këtij forumi nga kryetari i PD së Pogradecit Renato Preza dhe nuk është zgjedhur me votë të lirë. “Por një kryetar si Renato Preza që ka punuar kundra PD në zgjedhjet lokale nuk do të thotë që ta mbrosh dhe ta ndjekësh verbalisht” kundërshton kreu i FRPD së Pogradecit.

Por Manushaqa i kthen menjëherë përgjigje duke i thënë publikisht se kontributi i të rinjve që drejtoheshin nga ai në fushatë ishte zero. “Po ta them publikisht këtë, meqë u pozicionove kundër kryetarit dhe PD” i drejtohet kryetarja e gruas e PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas goditjes me vezë, Edi Rama ironi për Universitetin: Piramidë, lavdi zotit që nuk u arrit të jepej ''Nobel'' me lekë
"Tv Klan" dhe Partia Demokratike përplasen për lejet e ndërtimit: Opozita bëhet me burra dhe jo me fëmijë »
Article Logic
Execution time: 0.021007061004639
array(1) { ["section"]=> string(103) "shitje-tokash-e-agjenci-imobiliare-pd-e-pogradecit-futet-ne-sherr-dualitet-mes-balliut-e-kadillit-24562" }