Shkaktojnë dhunë dhe trazira, tifozët anglezë do jenë në stadium në ndeshjen e Shqipërisë (Video)

Publikuar tek: sport, më 20:25 12-06-2016

Tifozët anglezë nuk kanë shkuar në Francë vetëm për të parë ndeshjet e Kombëtares së tyre, por do të ndjekin edhe ato të Kombëtareve të tjera si në rastin e këtyre djemve, që kanë vendosur të jenë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Rumani, më datë 19 qershor.

Këto tre ditë të Europianit janë shoqëruar me pamje të rënda të dhunës dhe trazirave që po shkaktojnë tifozët anglezë dhe rusë në Francë.  Për këtë arsye, policia vendase ka marrë masa të jashtëzakonshme ndaj këtyre tifozerive, e sidomos në ndeshjet kur do të luajë Anglia apo Rusia.

Ndaj tifozët janë duke preferuar të anashkalojnë skuadrat e tyre gjatë kohës që ndodhen në Francë, për të ndjekur ekipet e tjera, shkruan Newsbomb.al.

Gjithsesi, prania e këtyre tifozerive të dhunshme, rrit rrezikun që në stadiumin e Lyon-it të ketë incidente mes tyre dhe shqiptarëve apo rumunëve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëri-Zvicër tërhoqi edhe vëmendjen e Jose Mourinho
Hamilton fitues i Çmimit të Madh të Kanadasë »
Article Logic
Execution time: 0.016926050186157
array(1) { ["section"]=> string(100) "shkaktojne-dhune-dhe-trazira-tifozet-angleze-do-jene-ne-stadium-ne-ndeshjen-e-shqiperise-video-43291" }