Shkarkimi i administratores së fondeve të BE, Bregu: Ishte e juaja. Ermelinda Meksi: Ishte profesioniste

Publikuar tek: politike, më 18:28 16-04-2015 Shkarkimi i administratores së fondeve të BE, Bregu: Ishte e juaja. Ermelinda Meksi: Ishte profesioniste Majlinda Bregu e Ermelinda Meksi

Deputetja e PD Majlinda Bregu ka përmendur emrin e Anila Tankut, si zyrtarja e ministrisë së Integrimit, që ishte emëruar që në kohën e hapjes së kësaj ministrie në kohën e qeverisë “Nano”, të cilën nuk e larguan të djathtët nga puna, dhe sot, në qeverisjen e PS është larguar nga detyra. “Keni humbur shumë, ju hoqët një të tuajën, eksperte të zonja, ndërkohë që ato para grantesh, ne i fituam në gusht 2013. Ju i hoqët shqiptarëve si mundësi 30 milionë euro këtë mars” deklaroi Bregu në Kuvend. 

Ermelinda Meksi, ish ministre e Integrimit në qeverisjen socialiste, u ndje e keqardhur për këtë fakt duke komentuar në rrjetet sociale.

“Anila Boshnjaku Tanku ka qenë ish studentja ime e shkëlqyer në fakultetin  ekonomik dhe sot asistent profesore. Në ekipin tim erdhi për meritat që kishte si profesioniste me karrierë akademike, të cilat i vërtetoi gjatë punës së përbashkët në MIE si dhe sekretare e Përgjithshme, të cilën, për fat të keq më pas e largoi për motive politike pasaardhësja e zonjes Bregu…Largimi i saj përsëri nga puna më krijon keqardhje për institucionin e CFCU, i krijuar dhe monitoruar me shumë vëmendje nga BE si kusht për realizimin e fondeve të IPA. Në drejtimin e saj, ai institucion pas vite pune, u akreditua nga BE si kusht për të realizuar fondet e BE në mënyrë të decentralizuar tashmë nga ekipi shqiptar, dhe jo si deri më tani nga delegacioni i BE në Tiranë. Qëndrueshmëria e stafeve në këto struktura që kanë punuar prej vitesh në çështjet e integrimit, është shenjë pjekurie institucionale dhe garanci për KE që ekspertët tanë dinë ti administrojnë këto fonde në të ardhmen. Shpresoj që largimi i Anilës të jetë gabim njerëzor e të korrigjohet që të mos i krijojë kosto shtesë procesit të integrimit” shkruan Ermelinda Meksi.

Bëhet fjalë për institucionin që menaxhon fondet që vijnë nga BE ne Shqiperi dhe shkarkimin e drejtueses së saj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha prezanton Halim Kosovën për Tiranën: Zgjodhëm një mjek, jo një politikan
PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Krujës, është Hamdi Pasha »
Article Logic
Execution time: 0.015635967254639
array(1) { ["section"]=> string(105) "shkarkimi-i-administratores-se-fondeve-te-be-bregu-ishte-e-juaja-ermelinda-meksi-ishte-profesioniste-8925" }