Shkarkimi i De Boer, statistikat i japin të drejtë Interit, ja kush e zëvendëson

Publikuar tek: sport, më 17:21 01-11-2016 Shkarkimi i De Boer, statistikat i japin të drejtë Interit, ja kush e zëvendëson

Sot është bërë zyrtarizimi i shkarkimit të trajnerit të njohur të Interit, Frank De Boer. Drejtuesit e skuadrës i lanë afat holandezit për të ndryshuar paraqitjen e skuadrës, por rezultati i ndeshjes së fundit bëri që drejtuesit ta shkarkojnë atë pas 14 ndeshjesh.

Ai qëndroi vetëm 85 ditë në krye të skuadrës, ndërsa statistikat tregojnë se ai arriti rezultate mjaft të dobëta. Vetëm 5 fitore, dy barazime dhe shtatë humbje regjistroi holandezi, gjithashtu dhe golavarazhi, 15 gola të shënuar dhe 17 të pësuar.

Në stolin e skuadrës për ndeshjen e radhës do të jetë Stefano Vecchi i skuadrës së të rinjve. Më pas në këtë detyrë do të përcaktohet Stefano Pioli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Largimi i Ilir Dajës nga Tirana, Mirel Josa rikthehet në krye të bardhebluve
Një “Lamborghini” i 71-it shitet 1,1 milionë euro! »
Article Logic
Execution time: 0.010863065719604
array(1) { ["section"]=> string(84) "shkarkimi-i-de-boer-statistikat-i-japin-te-drejte-interit-ja-kush-e-zevendeson-58098" }