Shkarkimi i Hajdarmatajt, reagim i papritur nga Donald Lu: Ky është një moment me rëndësi...e mbështesim

Publikuar tek: barometri, më 07:25 10-05-2018 Shkarkimi i Hajdarmatajt, reagim i papritur nga Donald Lu: Ky është një moment me rëndësi...e mbështesim

Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar pas shkarkimit të kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe zëvendësimin e tij me Donika Prelën.

Lu thotë se mbështet një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të hetojë çështjet e rëndësishme.

“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme. Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa”, shprehet Lu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033967018127441
array(1) { ["section"]=> string(107) "shkarkimi-i-hajdarmatajt-reagim-i-papritur-nga-donald-lu-ky-eshte-nje-moment-me-rendesi-e-mbeshtesim-120187" }