Shkarkimi sot i Mentor Kikisë, reagon Fiori Dardha larguar javë më parë nga TCH: Kontrata është nona

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:16 21-09-2016 Shkarkimi sot i Mentor Kikisë, reagon Fiori Dardha larguar  javë më parë nga TCH: Kontrata është nona

Reagon ish moderatorja e "Fiks Fare" Fiori Dardha e shkarkuar disa javë më parë nga Top Channel pas lajmit të sotëm për shkarkimin e kryeredaktorit të lajmeve Mentor Kikia. Shkarkimin, Kikisë ia komunikoi me gojë Sokol Balla, që mban postin e drejtorit të informacionit në gjigandin mediatik.

“Mua me shkrim nuk më është komunikuar asgjë, sepse unë kam një kontratë me kompaninë. Ka pasur një komunikim formal me gojë nga drejtori i informacionit në mbledhje që Mentori nuk do të jetë më kryeredaktor i lajmeve të edicionit të drekës që unë mbuloja pa dhënë arsye. Nëqoftëse kompania do më komunikojë një vendim zyrtar unë do ndjek rrugët e mia zyrtare, kontratën e punës unë e kam me kompaninë, nuk e kam me drejtorin e informacioni”, tha Kikia pas shkarkimit. E pikërisht te kontrata ndalet edhe kolegia e tij Fiori Dardha e cila thotë se “kontrata është nona”.

REAGIMI I PLOTË I FIORI DARDHËS:

Mua nuk me cudisin keto menyrat e largimit nga puna (verbalisht ose vetem me nje mesazh).
Mund ta marresh vesh qe nuk je me ne pune edhe fare rastesisht, ne forme thashethemi (ne urban, lokal, rruge).
Nese je person publik konsiderohesh me fat nese e meson lajmin pak para portaleve, ose publikimit ne gazete.
Ne kete vend nuk njihen procedurat e kur s'i njeh, nuk ke pse i respekton.
Jane te rralle punedhenesit qe ndertojne marredhenie njerezore me punemarresit e tyre, ndaj e vetmja gje qe mund te te shpetoje kur meson se do te te largojne nga puna eshte kontrata.
Jeta duhet te na mesoje qe ta lexoje mire ate dreq kontrate perpara se ta firmosim, mos te shohim vetem rrogen.
#KontrataEshteNona

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20467495918274
array(1) { ["section"]=> string(104) "shkarkimi-sot-i-mentor-kikise-reagon-fiori-dardha-larguar-jave-me-pare-nga-tch-kontrata-eshte-nona-53628" }