Shkarkohet trajneri i Malit të Zi, shkak ndeshja me Kosovën

Publikuar tek: sport, më 16:40 08-06-2019 Shkarkohet trajneri i Malit të Zi, shkak ndeshja me Kosovën

Trajneri i kombëtares së futbollit në Mal të Zi është shkarkuar, pasi ai refuzoi që të marrë pjesë në ndeshjen kundër Kosovës, në sfidat kualifikuese për Euro 2020.

Trajneri me prejardhje serbe, Lubisha Tumbakoviç, nuk mori pjesë në ndeshjen e luajtur më 7 qershor kundër Kosovës e cila përfundoi me rezultatin 1:1. Dy lojtarë të Malit të Zi, që janë lindur në Serbi, Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivaniç, po ashtu nuk luajtën në këtë ndeshje.

Ndërkaq, Federata e Futbollit të Malit të Zi mori vendim për ta shkarkuar Tumbakoviçin, pasi ai “vendosi që të jetë përgjegjës për ekipin kombëtar në këtë ndeshje”, tha Federata.

“Përveç që ishte një surprizë e pakëndshme, vendimi i Tumbakoviçit po ashtu përbën shkelje të përgjegjësive të tij profesionale të përcaktuara në kontratën e tij”, citohej më njoftim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.086264133453369
array(1) { ["section"]=> string(65) "shkarkohet-trajneri-i-malit-te-zi-shkak-ndeshja-me-kosoven-167417" }