Shkatërrimi i rrugës, Balla bën fajtor qeverinë e kaluar dhe kompaninë “ATU”

Publikuar tek: politike, më 19:28 07-01-2016 Shkatërrimi i rrugës, Balla bën fajtor qeverinë e kaluar dhe kompaninë “ATU”

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se shembja e një pjese të rrugës Elbasan - Librazhd, përveç prurrjeve të lumit Shkumbin, është për faj të kompanisë që hapi kanelet për shtrimin e fibrave optike.

Balla thotë se shkatërrimin e rrugës e ka paralajmëruar që në vitin 2011 kur në Parlament ka denoncuar lejen që i dha qeveria e atëhershme kompanisë “ATU”.

Ja çfarë shkruan Balla:

Shkaterrimi i paralajmeruar i rrugeve

Pese vite me pare denoncova disa here ne Parlament dhenien e nje leje dhe me pas punimet per shtrirjen e rrjetit te fibres optike pergjate rrugeve kombetare te Shqiperise. Denoncova proceduren e ndjekur nga qeveria e atehershme, por edhe abuzimin nga ana e kompanise ATU, e cila hapi kanale ne cdo rruge.

Shikoni sot rrugen Elbasan - Librazhd.

Argjinatura e saj eshte shembur ne vije te drejte, sikur eshte prere me thike. Sigurisht prurjet e lumit Shkumbin jane nje aresye. Por aresyeja kryesore eshte kanali i hapur ne bazamentin e rruges per shtrirjen e kabllit nga ana e kompanise ATU.

Pese vite me pare bera nje denoncim edhe ne Prokurori per kete ceshtje.

Tani besoj qofte Autoriteti i Rrugeve dhe Ministria e Transporteve, por edhe Prokuroria dhe Krimi Ekonomik nuk kane me nevoje per prova mbi kete shkaterrim te paralajmeruar.

Kush nuk e di ku i ka zyrat kjo kompani te pyese ku e ka zyren Sali Berisha.

Me poshte edhe kallezimi pese vite me pare ne Prokurori.

KALLËZIM PËR NDJEKJE PENAL

Drejtuar: Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Për dijeni: Prokurorisë së Përgjithshme, Tiranë.

Të kallëzuar: Z.Genc Pollo, Ministër për Inovacionin Teknologjinë em Informacionitdhe Komunikimit, si dhe punonjës dhe/ose drejtues në Ministrinë për Inovacionin Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, si dhe shtetas të tjerë persona, akoma të paidentifikuar.

Objekti: Kërkohet fillimi i ndjekjes penale ndaj Z.Genc Pollo si dhe personave të kallëzuar akoma të paidentifikuar, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara respektivisht nga nenet 248, 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Baza Ligjore: Nenet 281dhe vijues të Kodit të Procedurës Penale.

Të nderuar znj/z. Prokurorë,

Në ushtrim të detyrimit qytetar dhe ligjor për të kallëzuar faktet dhe rrethanat e paligjshme për të cilat kam ardhur në dijeni, si shtetas shqipëtar dhe si anëtar Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, përfaqsues i Partisë Socialiste, ju parashtroj si me poshtë :

Më datë 15 Nëntor 2011, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë për Inovacionin Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (MITIK) kishte njoftuar tenderin ndërkombëtar për garën koncesionare për ndërtimin e Rrjetit Kombëtar me Brez të Gjerë (REKAB) në Republikën e Shqipërisë.

Sipas njoftimit publik të kësaj Ministrie, Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur të japë me koncesion nëpërmjet një partneriteti të përshtatshem privat - publik ose një bashkim të përkohshëm të shoqërive për të vendosur, instaluar dhe menaxhuar infrastrukturën e Rrjetit Kombëtar me Brez të Gjërë (REKAB) në Republikën e Shqipërisë.

( http://rekab.mitik.gov.al/postponed.html )

Sipas njoftimeve të tjera publike nga kjo Ministri, data 15 Nëntor 2011, ishte data e tretë pas shtyerjes së dy datave të tjera të njoftuara për zhvillimin e këtij tenderi ndërkombëtar.

( http://rekab.mitik.gov.al/press_release.html )

Më datë 16 Nëntor 2011, lidhur me këtë tender ndërkombëtar, MITIK ka bërë këtë njoftim publik:

"Ashtu siç ishte njoftuar më parë në faqen zyrtare ëëë.mitik.gov.al, dje, datë 15.11. 2011, u zhvillua dorëzimi i ofertave për garën koncesionare për ndërtimin e Rrjetit Kombëtar me Brez të Gjerë (REKAB) në Republikën e Shqipërisë. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) priti dje, në orarin e përcaktuar, dorëzimin e ofertave dhe në përfundim, duke ndjekur procedurën ligjore, regjistroi dorëzimin e një oferte nga një konsorcium shqiptaro-izraelit. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të ndjekë procedurat ligjore të vlerësimit në vijim. (fund i deklaratës)”

(http://ëëë.mitik.gov.al/mitik/index.php… )

Pas këtij njoftimi publik, kjo Ministri nuk ka dhënë më asnjë informacion lidhur me këtë tender ndërkombëtar prej të cilit Qeveria shqiptare duhet të përfitojë të ardhura dhe përfitime të tjera në shërbime.

( http://rekab.mitik.gov.al/press_release.html )

Por me anë të një urdhëri (që nuk është bërë publik) të Ministrit për Inovacionin Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit zotit Genc Pollo Nr. 5, datë 29.02.2012, të publikuar në http://rekab.mitik.gov.al/ (në gjuhën angleze), është njoftuar "Mbyllja e procedurave konkuruese për dhënien me koncesion të rrjetit Kombëtar me Brez të Gjërë (REKAB) në Republikën e Shqipërisë".

Në një interpelancë të zhvilluar me Ministrin për Inovacionin Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit zotin Genc Pollo, më 20 Tetor 2011, unë deputeti Taulant Balla, bazuar Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, neni 96 i saj, “Interpelancat”, kam thërritur për të dhënë shpjegime dhe paraqitur synimet dhe qëndrimin e Qeverisë, zoti Genc Pollo, Ministër i Inovacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit e Komunikimit lidhur me “Praktikat e ndjekura për shtrirjen e fibrës optike në rrugët kombëtare dhe në det si dhe në ngritjen e rrjetit të komunikimit me brez të gjerë”.

Megjithë insistimin për të marrë një përgjigje nga Ministri Genc Pollo lidhur me faktin se ky tender ndërkombëtar kishte mangësi dhe se ishte hartuar në mënyrë të tillë për të dështuar dhënien e kësaj license fitimprurëse për buxhetin dhe në shërbime publike, zoti Pollo nuk dha një përgjigje për këto dyshime.

(Shiko bashkangjitur: Procesverbali i Seancës Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, datë 20 Tetor 2011)

Dyshimet e shprehura publikisht në seancën paralamentare të 20.10.2011, konstatoj me keqardhje së u konfirmuan nga Urdhëri Nr. 5, datë 29.02.2012, përmes të cilit u mbyllën procedurat duke mundësuar në këtë mënyrë dështimin e paracaktuar të tenderit ndërkombëtar.

(Shiko bashkangjitur: ORDER, No.5, date 29/02/2012, For “Closing of competing procedure for giving under concession the National Broadband Netëork in the Republic of Albania”)

Në urdhërin e Ministrit Genc Pollo parashtrohet se: “Duke marrë në konsideratë opinionet, gjetjet dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore të sipërpërmendura dhe bazuar në analizat e bërë nga MITIK në lidhje me kudravajtjet e ndryshme ligjore dhe impaktin negativ që ka dhe që do të ketë e drejta “ekskluzive” për Kompaninë ATU në tregun e komunikimeve elektronike, në këto kushte duke marrë në konsideratë gjithcka u trajtua më sipër, Unë Urdhëroj

Mbylljen e procedurës konkuruese për dhënien me koncesion të Rrjetit Kombëtar me Bazë të Gjërë në Republikën e Shqipërisë.

Komisioni i Vlerësimit ngarkohet për zbatimin e këtij urdhëri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjherë.”

Nga leximi i përmbajtjes së urdhërit, është e konstatohet se ai bie në kundërshtim me faktet e parashtruara në të. MITIK konstaton shkeljet në procedurën e ndjekur nga Ministria e Punëve Publike dhe Telekomunikacioneve për dhënien e një leje të ngjashme kompanisë ATU, si dhe impaktin negativ që ka dhe që do të ketë e drejta “ekskluzive”, por në fund vendos mbylljen e procedurës konkuruese për dhënien me koncesion të Rrjetit Kombëtar me Bazë të Gjërë në Republikën e Shqipërisë.

Vlen të theksohet se z.Pollo në cilësinë e tij si funksionar publik, sipas detyrimit të parcaktuar në nenit 281 te K.Pr.Penale duke qënë se për shkak të funksionit të tij ka marrë dijeni për shkeljet e ligjit nga Ministria e Punëve Publike dhe Telekomunikacioneve për dhënien e një leje të ngjashme kompanisë ATU” ka pasur detyrimin të bëjnë kallëzim penal, edhe nëse nuk ishte individualizuar personi të cilit i atribuohet vepra penale.

Ky veprim i Z.Pollo, konfirmon dyshimin se prej fillimit procedura e ndjekur nga MITIK ka paracaktuar dështimin e tenderit ndërkombëtar, me qëllim favorizimin e nje subjekti tjetër privat, me pasojë dëmin ekonomik buxhetit të shtetit shkaktuar nga mosdhënia e kësaj license, si dhe ka cënuar interesat e ligjshme të shtetasve si dhe konkurenës së lirë në treg, duke konsumuar plotësisht elementët e veprës penale ” Shpërdorimit të detyrës ”e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në fakt dështimi i këtij tenderi ndërkombëtar ishte i paracaktuar edhe për shkak kritereve të vendosura, sipas të cilave kompania që do të shpallet fituese duhet të ketë xhiro e tre viteve të fundit 300 milionë euro; të ketë 5 milionë euro në bankë; të sigurojë 5% të vlerës së parashikuar; të ketë zbatuar 2 projekte të ngjashme; madje ishin kërkuar edhe 2 lloj certifikatash të panevojshme inxhinierësh, që nuk kanë lidhje as me rrjetin dhe as shërbimet (në Europë këto certifikata janë lëshuar vetëm në fund të vitit 2010); të ketë eksperiencë në rrjete të nivelit TIER 1 (këtë eksperiencë numërohen vetëm tetë kompanitë në Europë që mund ta kenë).

(Shiko bashkangjitur dokumenti: "STANDART BIDDING PROCEDURE DOCUMENTS FOR CONCESSION AËARD OF THE NATIONAL BROADBAND NETËORK IN THE REPUBLIC OF ALBANIA".)

Shpallja e procedurës dhe vendosja e këtyre kritereve si dhe në tërësi administrimi i kësaj procedure nga MITIK e drejtuar nga z.Pollo, përban gjithshtu elemente të figurës së veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi “persona të ngarkuar me funksione shtetërore kanë vepruar në kundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera duke krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët.

Nga sa më sipër, si dhe në vlerësim të dokumentacionit bashkëlidhur, konstatoj se i kallzuari z.Genc Pollo, në cilësinë e tij si Ministër i MITIK, me veprime dhe mosveprime të kundraligjshme ka konsumuar elementet e veprave penale të kallzuara.

Këto veprime dhe mosveprime të kundraligjshme, për nga natyra e tyre kërkojnë koordiminimin dhe bashkëpunimin midis personit urdhërues dhe atyre të niveleve zbatuese, duke qënë në këtë mënyrë, para kritereve dhe rrethanave rënduese të kryerjes së veprës penale në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 25 i K.Penal.

Duke marrë shkas nga vlera e madhe e dëmit si dhe rëndësisë e vecantë që paraqesin faktet e mësipërme, i kërkojmë prokurorisë si organi kushtetues i ushtrimit të ndjekjes penale, të hetojë me objektivitet e paanësi, dhe e pandikuar nga presionet politike, në zbardhjen e aferave të denoncuara në këtë kallzim penal.

Gjithashtu duke qënë së jemi para veprave penale me dëm ekonomik dhe mundësi përfitimesh të paligjshme, kërkojmë që hetimi të jetë proaktiv duke vleresuar ekzistencën e elementëve të veprave penale të “Korrupsionit dhe/ose pastrimit të produkteve të veprës penale”, që lidhen pashmangëshërisht me krimin ekonimik të kryer nga zyrtarët e lartë publikë.

Për sa më sipër, i kërkoj Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë, fillimin e procedimit penal në ngarkim të zotit Genc Pollo, Ministër për Inovacionin Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, si dhe personave të tjerë të kallëzuar akoma të paidentifikuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara respektivisht nga nenet 248, 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Duke besuar në objektivitetin dhe paanshmërinë tuaj, në respektim te detyrimit kushtetues për ushtrimin e ndjekjes penale

Me respekt,

Kallëzuesi

Taulant BALLA

Deputet

Sekretar i Grupit Parlamentar Socialist

Tiranë, më 26.03.2011

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Çermë: Asnjë masë për mbylljen e çarjes së argjinaturës
Finalizohet pa pjesëmarrjen e PD-së, drafti i reformës në drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.022870063781738
array(1) { ["section"]=> string(79) "shkaterrimi-i-rruges-balla-ben-fajtor-qeverine-e-kaluar-dhe-kompanine-atu-29403" }