Shkatërrohet banda e trafikantëve në Itali, ARRESTOHEN 7 persona, si e siguronte drogën nga Amerika e Jugut bosi shqiptar (EMRAT-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:05 17-04-2018 Shkatërrohet banda e trafikantëve në Itali, ARRESTOHEN 7 persona, si e siguronte drogën nga Amerika e Jugut bosi shqiptar (EMRAT-VIDEO)

Shtatë persona, mes tyre 4 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Romë gjatë një operacioni antidrogë të koduar si "Biznesi familjar".

Banda trafikonte lëndë narkotike në linjën Shqipëri-Itali-Belgjikë.

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë: Aleks Boci, 38 vjeç, Florian Prendi, 31 vjeç, Edmir Hatija 41 vjeç dhe Edmond Shpërdheja. Po ashtu në pranga kanë rënë edhe 3 italianë.

Kreu i bandës, Aleks Boci, është ndihmuar nga disa persona të tij të afërt në Belgjikë, siç shkruajnë mediat italiane.

Lënda narkotike e trafikuar e kishte origjinën nga vendet e Amerikës së Jugut.

Hetimet për bandën e trafikante kanë nisur që nga tetori i vitit të kaluar, pasi ishte pikasur nga Guardia di Finanzza.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhafaj flet për marrëdhëniet me Ramën: Nuk jam tip i lehtë…
Lushnjari i alarmuar: Ç'ndodh gjatë natës në fshatra, policia ndan trofetë me hajdutë »
Article Logic
Execution time: 0.02382493019104
array(1) { ["section"]=> string(138) "shkaterrohet-banda-e-trafikanteve-ne-itali-arrestohen-7-persona-si-e-siguronte-drogen-nga-amerika-e-jugut-bosi-shqiptar-emrat-video-117161" }