Shkatërrohet në Itali banda e dhunshme e grabitësve, drejtohej nga minoreni shqiptar

Publikuar tek: rajon, më 18:24 10-01-2019 Shkatërrohet në Itali banda e dhunshme e grabitësve, drejtohej nga minoreni shqiptar

Pas një hetimi të gjatë skuadra e policisë italiane ka identifikuar një 17 vjeçar shqiptar i cili jetonte me familjen e tij në Brescia si kreun e një grupi që sulmonin dhe grabisnin qytetarët.

Në fund të muajit prill djemtë kishin sulmuar një grup vajzash të mitura në parkun Nicoletto të cilat po shkonin në një klub nate aty afër. Midis tyre ishte dhe 17-vjeçari shqiptar që cilësohej si kreu i këtij grupi.

Në ato momente ata iu kishin marrë vajzave një celular. Pronari i shtëpisë aty pranë po i kërkonte shpjegim se çfarë po bënin por ata e kishin sulmuar duke i vjedhur edhe atij portofolin bashkë me orën.

I mituri është dënuar me burg, por e kthyer në punë të detyrueshme në komunitet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066640377044678
array(1) { ["section"]=> string(90) "shkaterrohet-ne-itali-banda-e-dhunshme-e-grabitesve-drejtohej-nga-minoreni-shqiptar-148259" }