Shkatërrohet rrjeti i KOKAINËS: Pranga kreut SHQIPTAR të grupit, kapen sasi të mëdha droge (Detaje)

Publikuar tek: rajon, më 21:19 09-01-2019 Shkatërrohet rrjeti i KOKAINËS: Pranga kreut SHQIPTAR të grupit, kapen sasi të mëdha droge (Detaje)

Goditet në Greqi një organizatë e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Arrestohen 7 persona.

Autoritetet policore në Greqi kanë goditur një grup kriminal të trafikut të kokainës nga Amerika Latine. Droga e fortë trafikohej e fshehur brenda qeseve me ushqime supermarketi, konkretisht qese me fruta ACAI (superfood). Gjithsej janë sekuestruar 36 kilogram kokainë e ardhur nga Brazili në Greqi përmes rrugëve ajrore.

Sipas policisë greke kreu i organizatës dhe njëkohësisht financuesi i saj është një shtetas shqiptar që rezulton i arrestuar në Gjermani. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Në pranga kanë rënë 6 shtetas grekë dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Disa muaj më parë po e njëjta organizatë kriminale ka transportuar drogë të fshehur në rroba.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Isa Mustafa ironizon delegacionin në Bruksel: Punën e tyre e ka bërë vetëm Edita Tahiri
Njohja e Kosovës, këshilltari i Presidentit Thaçi tregon kushtin e Serbisë »
Article Logic
Execution time: 0.027460098266602
array(1) { ["section"]=> string(102) "shkaterrohet-rrjeti-i-kokaines-pranga-kreut-shqiptar-te-grupit-kapen-sasi-te-medha-droge-detaje-148155" }