Shkatërrohet rrjeti i shpërndarësve të KOKAINËS në Tiranë, 10 të arrestuar (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:46 06-07-2018 Shkatërrohet rrjeti i shpërndarësve të KOKAINËS në Tiranë, 10 të arrestuar (EMRAT)

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë finalizuar sot operacionin e koduar “Porosia e Natës” duke arrestuar pesë persona që shpërndanin drogë në kryeqytet.

Në prangat e policisë kanë rënë Shaqir Shtishi, Edmond Vlashi, Edmir Feta, Ylber Gaxheri, Kristo Papa, të cilët nën drejtimin e kreut të grupit Shaqir Shtishi, shpërndanin drogë në disa zona të Tiranës. Blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza droge të llojit kokainë, heroinë dhe përzjerës.

Njoftimi i plotë:

Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup kriminal me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve. Në pranga kanë rënë 10 persona.

Drejtori i Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj, në një konference për mediat tha se  kapëja e tyre u bë pas një hetimi 7 mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Finalizimi i operacionit të  koduar “Porosia e natës” çoi në pranga shtetasit:

 -Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“);

 - Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë;

- Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);

 - Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifikuar dhe arrestuar dhe shtetasi Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal.

Grupi furnizonte me drogë lokalet e natës në kryeqytet

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale përzierës për lëndën narkotike, doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, telefona celular,  3 automjete dhe  një sasi lekësh dhe eurosh.

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit

- Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë;

- Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë;

- Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”);

- Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë;

- Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

 Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari masakrohet me thikë në stacionin e metrosë, arrestohen dy autorët e dyshuar (EMRI)
Shembja e Teatrit më pranë se kurrë, PARALAJMËROJNË artistët: Nuk mbaron me kaq! (LIVE) »
Article Logic
Execution time: 0.036556959152222
array(1) { ["section"]=> string(86) "shkaterrohet-rrjeti-i-shperndaresve-te-kokaines-ne-tirane-10-te-arrestuar-emrat-127022" }