Shkëlqen Shaqiri, titullar dhe gol

Publikuar tek: sport, më 14:46 22-01-2015 Shkëlqen Shaqiri, titullar dhe gol

Ka mjaftuar vetëm ndeshja e dytë që Xherdan Shaqiri të fitojë një vend titullari tek Interi. Shaqiri e ka shpërblyer më së miri besimin e teknikut Roberto Mancini, në ndeshjen kualifikuese për çerekfinalen e Kupës së Italisë, kundër Sampdorias. Futbollisti nga Gjilani, shndërroi në gol një super pasim të gjermanit Podolski, dhe dhuroi një paraqitje fantastike për zikaltërit.

Sampdoria e teknikut Sinisa Mihajloviç, luajti pothuajse gjithë ndeshjen me 9 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të dy lojtarëve të skuadrës. Interi dominoi lojën edhe falë inferioriteti numerik të Sampdorias.

Ekipi milanez pati shansin të kalojë në avantazh që në pjesën e parë të ndeshjes me penalltinë e fituar nga Dodo, por Ikardi gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Në pjesën e dytë, Shaqiri në minutën e ‘70-të dhe më pas Ikardi në ’87-ën, vulosën kualifikimin e  Interit në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Zikaltërit do të presin, fituesen e çiftit Napoli-Udinese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesfushori Herolind Shala, debutim pozitiv me Spartën e Pragës
Serie A në këmbët e Shaqirit, po nisin ta quajnë “Shaq Attack” »
Article Logic
Execution time: 0.0042440891265869
array(1) { ["section"]=> string(38) "shkelqen-shaqiri-titullar-dhe-gol-1189" }