Shkëlqim Cani i Financave: PD na la borxh përmbytjet e veriut

Publikuar tek: ekonomi, më 22:05 12-02-2015 Shkëlqim Cani i Financave: PD na la borxh përmbytjet e veriut Ministri i Financave Shkelqim Cani duke folur ne parlament

Ministri i Financave Shkëlqim Cani i tregon financat e përmbytjeve Partisë Demokratike. Në një njoftim për shtyp nxjerrë në orën 21.00 të së enjtes zyra e shtypit e ministrisë së Financave sqaron se për të  dytin vit me radhë, “planifikon dhe realizon një financim të fondit të emergjencave në shumën 110 milionë lekë, në ndryshim nga qeveria e kaluar, që për këtë fond jo vetëm ka planifikuar 57 % më pak fonde, por në vitin 2013 i ka shpenzuar këto fonde që në muajin shtator, duke lënë, praktikisht, të pambuluar tre muajt e fundit të vitit. Falë fondeve të planifikuara në buxhet, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile arriti të përballojë me sukses fazën e parë të situatës së krijuar në muajin Shkurt të këtij viti”.

Ndërkohë që akuzon qeverinë e PD të para 2013 se nuk i ka shlyer borxhet e veta për përmbytjet në very të vendit. “Ministria e Financave ka në proces pagese rreth 610 milionë lekë që janë detyrime të prapambetura të qeverisë që iku” thuhet në njoftimin për shtyp.

“Duke përmendur shifrat konkrete, lehtësisht të verifikueshme nga kushdo, Ministria e Financave konfirmon se as që mund të vendoset ndonjë shenjë barazimi mes menaxhimit të financave publike të kësaj qeverie me atë të qeverisë që iku, jo vetëm në fushën e përballimit të të gjitha detyrimeve ligjore, por edhe në raste të tilla të emergjencave civile, në kushtet e motit të keq dhe jo të keqmenaxhimit të rezervave ujore të basenit të Drinit, sikundër ka ndodhur me ata që sot, në vend të ndjesës ndaj qytetarëve për paratë e pashlyera, tjerrin akuza që vështirë se i besojnë edhe vetë në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat” thuhet në njoftimin për shtyp.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015469789505005
array(1) { ["section"]=> string(65) "shkelqim-cani-i-financave-pd-na-la-borxh-permbytjet-e-veriut-3188" }