Shkëlqim Cani i shkruan një biznesmeni: Faleminderit për ndershmërinë!

Publikuar tek: politike, më 12:55 24-11-2015 Shkëlqim Cani i shkruan një biznesmeni: Faleminderit për ndershmërinë! Shkëlqim Cani, ministër i Financave

“Përmes kësaj letre dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen e sinqertë për promovimin që i bëni modelit të ndershëm dhe të rregullt të sipërmarrjes në Shqipëri’’, kështu nis letra e ministrit të Financave Shkëlqim Cani, dërguar në adresë të një biznesmeni.

Biznesmeni, administrator i një kompanie në Shqipëri, identitetin e të cilit nuk e kemi bërë publik, falenderohet kështu zyrtarisht, për modelin që kjo kompani i ka sjellë shoqërisë. E në këtë kohë krize, informaliteti e abuzimesh nga bizneset, këto kompani janë të rralla.

‘’Lufta që qeveria jonë i ka shpallur informalitetit, nuk synon vetëm mbledhjen e më shumë kontributeve dhe të ardhurave, por në radhë të parë, kërkon të krijojë kushtet e konkurencës së ndershme, ku të gjithë sipërmarrësit trajtohen në mënyrë të barabartë përpara rregullave dhe ligjit.

Unë dëshiroj jo vetëm t’ju falenderoj për kontributin që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni përmes taksave që paguani, por edhe t’ju inkurajoj që të vazhdoni të respektoni institucionet shtetërore.

Unë jam besimplotë se vetëm duke luftuar informalitetin pa kompromis, ne do të arrijmë të nxisim edhe më shumë zhvillimin ekonomik e do të krijojmë së bashku një mjedis sa më të përshtatshëm për të bërë biznes’’, vazhdon më tej letra falenderuese, duke u mbyllur me ‘’Sinqerisht Juaji, Shkëlqim Cani, ministër’’.

Prej kohësh qeveria ka nisur operacionin anti-informalitet, për punën e bizneseve të vegjël e të mëdhenj, në mënyrën se si funksionojnë, nëse janë të regjistruar, nëse  paguajnë detyrimet, përdorin kasa fiskale dhe nëse punojnë gjithnjë me kupona.

Mbi 590 biznese janë konfiskuar por ditët e fundit kryeministri Rama ka premtuar se do të tërheqë nga terreni një pjesë të inspektorëve tatimorë, të cilët në shumë raste edhe kanë bërë presione te bizneset për përfitime personale. Vetë drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj e ka deklaruar se në Prokurori janë dërguar 230 raste inspektorësh për abuzim me detyrën.

biznesokii

Letra e Canit për biznesmenin

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj nis me themel pastrimin: Tonelata të tëra qese e shishe në kanale nuk i hedh hasmi
Majko kristalizon marrëdhënien Shqipëri-SHBA: E vërteta dhe formalja ngatërrohen »
Article Logic
Execution time: 0.017184972763062
array(1) { ["section"]=> string(74) "shkelqim-cani-i-shkruan-nje-biznesmeni-faleminderit-per-ndershmerine-26169" }