Shkëlqim Muça do të jetë trajneri i ri i Tiranës

Publikuar tek: sport, më 09:22 01-06-2015 Shkëlqim Muça do të jetë trajneri i ri i Tiranës

Trajneri i ri i Tiranës do të jetë Shkelqim Muça. Emri i tij është konfirmuar nga Presidenti i Tiranës, Refik Halili. Në një rrëfim për sezonin që u mbyll Muça tregon se janë shlyer 200 mijë dollarë borxhe të së shkuarës.

“Kemi shlyer gjatë kësaj periudhe 200 mijë dollarë borxhe të së shkuarës. Tirana nuk do të rrezikojë asgjë. Kemi likuiduar Cameron Heples, borxhin ndaj hungarezeve të Debrecenit dhe Xherri Santos.Do të likuidojme sipas rradhës problemet e mbartura. Duhet kohë dhe punë. Shumë borxhe janë mbartur edhe për shkak abuzimesh, por të gjitha çeshtjet do ti rishohim ne rrugë gjyqësore. Skuadra është paguar sipas marrëveshjeve. Për lojtaret ka penalitete në rast se nuk arrihen objektivat. Kontratat parashikojnë gjithçka. Me lojtarët do të ulemi për teë diskutuar pasi të përfundojnë pushimet.” është shprehur Halili në një intervistë për “Ora Skaner”.

Halili thotë se nëse do të jepet leja e ndërtimit stadium Selman Stërmasi do të kthehet në një stadium europian.

“Veç rikonstruksionit të përgjithshem të stadiumit, kemi gati dy projekte konkrete për ta bërë "Selman Stermasin" një stadium europian. Duhet leja e ndërtimit. Gjithçka mund ta realizojmë më pas”, ka thë ai.

Halili ka thënë se do të vazhdojë të investojë për klubin, por ai nuk do të jetë më  president i tij.

“Do të vazhdoj investimin, por nuk do të jem unë ai që do të drejtoj. Buxheti për sezonin e ri kap shifrën e 900 mijë dollarëve” , është shprehur Halili duke i lënë të hapur rrugën për Ronald Gërxhaliun.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi: Futbollistët flirtojnë me mua
Skënderbeu, Sefa dhe Alikaj drejt largimit nga ekipi »
Article Logic
Execution time: 0.028638124465942
array(1) { ["section"]=> string(54) "shkelqim-muca-do-te-jete-trajneri-i-ri-i-tiranes-12379" }