Shkëlzen Berisha: Akuzat e Doshit, plotësisht të besueshme

Publikuar tek: politike, më 08:14 03-03-2015 Shkëlzen Berisha: Akuzat e Doshit, plotësisht të besueshme Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha thotë se akuzat e deputetit socialist Tom Doshi se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë dashur ta ekzekutojnë janë të besueshme. Sipas djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në vendin tonë nuk mund të ketë më demokraci, drejtësi e siguri, pasi krimi përdoret nga pushteti si armë ndaj kundërshtarëve.

“Krimi nuk punon falas. Deputeti Tome Doshi akuzon publikisht Ilir Metën dhe Edi Ramën se kanë dashur ta ekzekutojnë atë dhe deputetin Mëhill Fufi, me vrasës profesionistë. Kjo është një akuzë shumë e rëndë, por plotësisht e besueshme, pasi jo më larg se dy muaj më parë, njerëz të botës së krimit, që u lanë të lirë, me urdhër të Ramës dhe Tahirit, kërcënuan me jetë liderin e opozites.’’, shkruan Shkëlzen Berisha, duke akuzuar Ramën dhe Tahirin për urdhërim të kërcënimit ndaj Lulzim Bashës.

Sipas Shkëlzen Berishës, edhe krimi e përdor pushtetin për të dhunuar e vjedhur qytetarët.

‘’Në një vend ku krimi përdoret nga pushteti si armë ndaj kundërshtarëve nuk mund të ketë , as demokraci, as drejtësi dhe as siguri sepse krimi nuk ofron favore të tilla gratis. Pushteti e përdor atë ndaj kundërshtarëve dhe në këmbim, krimi përdor pushtetin për të vjedhur e dhunuar qytetarët.’’, përfundon Shkëlzen Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati në Gjenevë, takohet me homologun algjerian
Kreshnik Spahiu: Nishani të shpërndajë Kuvendin e gangsterëve »
Article Logic
Execution time: 0.11120104789734
array(1) { ["section"]=> string(61) "shkelzen-berisha-akuzat-e-doshit-plotesisht-te-besueshme-4826" }