Shkëlzen Berisha hedh poshtë versionin e medieve, poston foto me Liri Berishën e Arminën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:23 03-04-2015 Shkëlzen Berisha hedh poshtë versionin e medieve, poston foto me Liri Berishën e Arminën Shkëlzen Berisha, Liri Berisha e Armina Mevlani

Në ditën botërore të autizmit zonja Liri Berisha inaguroi ngritjen e një qendre të re trajnimi për autizmin. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe fëmijët e zonjës Berisha, si dhe Armina Mevlani, e dashura e Shkëlzenit.

Armina postoi një foto në profilin e saj në instagram por në foto dukej vetëm ajo dhe Shkëlzeni. Kaq mjaftoi që mediet të “gumëzhinin” nga lajmi se familja e Berishës nuk e pranon e as afron Arminën në familje. Këtë gjë mediet e shpjegonin duke shkruar se Armina gjatë ceremonisë së inagurimit të qendrës nuk ishte parë në asnjë moment pranë zonjës Liri Berisha dhe se çifti kishte zgjedhur të rrinte i distancuar nga familja Berisha.

Mesa duket Shkëlzenit i ka rënë në sy ky lajm i pavërtetë dhe ka postuar këtë foto së bashku me të ëmën e Arminën.

“Në ditën ndërkombëtare të autizmit Fondacioni Fëmijët Shqiptarë përuroi qendrën rajonale Nr. 2 në Farkë për trajtimin e të rriturve . Një ndihmë më e madhe për të gjithë ata që vuajnë dhe familjet e tyre. — me Liri Berisha dhe Armina Mevlani”, shkruan Shkëlzeni duke i bërë “tagg” zonjës Berisha e Arminës.

Në këtë mënyrë Shkëlzeni i ka dhënë fund lajmit të rremë se familja është e distancuar nga e dashura e tij Armina.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025755882263184
array(1) { ["section"]=> string(92) "shkelzen-berisha-hedh-poshte-versionin-e-medieve-poston-foto-me-liri-berishen-e-arminen-7690" }