Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ema Andreas pasi e quajti Sali Berishën “fashist”

Publikuar tek: politike, më 21:11 24-04-2016 Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ema Andreas pasi e quajti Sali Berishën “fashist”

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha i është përgjigjur me ironi aktores Ema Andrea, e cila quajti Sali Berishën “fashist”, pas thirrjes në Parlament për armatosje të qytetarëve.

Shkëlzen Berisha e cilësuar aktoren si “një ikonë ndërkombëtare e antifashizmit dhe artit” duek e quajtur “fanse të Shullazit”, ja çfarë shkruan ai:

“Vdekje fashizmit, liri Shullazit !

Paralelisht me nr e viktimave rritet dhe nr i fanseve të Shullazit.

Vajzat anonime që kërkonin lirimin e heroit të Rilindjes tashmë kanë një cheerleader. Drejtimin e klubit e ka marrë në dorë një ikonë ndërkombëtare e antifashizmit dhe artit.

Thirrjes për lirimin e shpejtë të Kajos i është shtuar dhe kërkesa për të ç'armatosur gjithë viktimat e ardhshme që presin radhën pas daljes së tij nga burgu. Sipas saj do ishte turp nëse ata nuk e presin ''fatin'' me duar në xhepa. Realiteti njëlloj si filmi do kthehej në një tallje b... nëse delja do hante ujkun apo viktima do vriste vrasësin. Rolet janë të ndara nga regjisori dhe secili duhet ti qëndrojë besnik të vetit. Ndaj dhe pankarta e klubit është: Vdekje fashizmit, liri Shullazit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat e ish-kryeministrit, burrë e grua gazetarë i përgjigjen Berishës
70 minuta mbledhje në selinë e PS, Rama ndan detyrat për sekretarët organizativë »
Article Logic
Execution time: 0.021584033966064
array(1) { ["section"]=> string(83) "shkelzen-berisha-i-pergjigjet-ema-andreas-pasi-e-quajti-sali-berishen-fashist-38571" }