Shkëlzen Berisha i përgjigjet me “hallate” Erion Veliajt, për taksën e "qenve të luksit"

Publikuar tek: politike, më 14:46 13-08-2015 Shkëlzen Berisha i përgjigjet me “hallate” Erion Veliajt, për taksën e

I është kundërpërgjigjur përmes rrjetit social Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, Erion Veliajt, pasi ky i fundit përmendi dy qentë e tij në debatin për vendosjen e taksës për “qentë e luksit".

Shkëlzeni thotë ndër të tjera se Reksi (emri i qenit të tij) është i lumtur që u bë qeni i parë në historinë e kryeqytetit, përmendur nga kryetari në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Rama pallatet, Eri Hallatet

Që zogu u emërua kryetar për të dale nga foleja vetëm atëherë kur zbërthehet Rama në Tiranë e dinë të gjithë, i madh e i vogël, por së fundmi këtë e kanë mësuar dhe kafshët shtëpiake. Reksi psh pavarësisht taksës dhe kontekstit ishte shumë i lumtur që u bë qeni i parë në gjithë historinë e qytetit që përmendet nga kryetari gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak.

U përpoqa pa sukses t'i shpjegoj se nuk duhet të ndihet i privilegjuar pasi ai që e përmendi nuk është kryetari i vërtetë por zogu i tij. Më në fund ja thashë troc, - kryetari i vërtetë merr vendimet e mëdha dhe "taksën" për katet e pallatet, ky që të permend ty merr vetëm taksen për fiqtë dhe halletet nga ata që ndotin monumentin e pavarësisë tek parku R”, përfundon komentin e tij thumbues Shkëlzen Berisha.

Lexo edheBashkia: Taksë për qentë e luksit. Debat Veliaj-Kraja, përfshijnë edhe kafshët e Shkëlzen Berishës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Nexhmije Bushi, nëna tentoi vetëvrasjen pas largimit nga puna”, PD akuzon punonjësit e Ramës
Blerim Çela: Braçe po bën më shumë opozitë se PD. Dhe...sms-ja që i çoi Bashës »
Article Logic
Execution time: 0.010966062545776
array(1) { ["section"]=> string(89) "shkelzen-berisha-i-pergjigjet-me-hallate-erion-veliajt-per-taksen-e-qenve-te-luksit-18311" }