Shkëlzen Berisha: Meta burri i Monikës apo shërbëtor i imi?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:27 05-03-2015 Shkëlzen Berisha: Meta burri i Monikës apo shërbëtor i imi?

Seancën Parlamentare të ditës së sotme është duke e ndjekur me shumë interes edhe djali i ish-kryeministrit Berisha, për të cilin Sali Berisha tha pak më parë para mediave se Meta i ishte lutur të ndërhynte tek ai  që mos të jepte dorëheqjen pas publikimit të videos së tij me Dritan Priftin.

“Gjithë bota, e dëgjon me zë dhe e sheh me figurë, duke vjedhur me bllok në dorë por Iliri thotë se paska dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin.

Gjithë bota dëgjon sesi akuzohet me zë dhe figurë për vrasje, por kësaj radhe nuk e jep dorehëqjen prej Shkëlzenit.

Që nuk vlen as për kryetar partie e as për kryetar parlamenti kjo është krejt e qartë, dilema ngelet nëse në krye të parlamentit është burri Monikës apo shërbetori i Shkëlzenit’, shkruan Shkëlzen Berisha përmes rrjetit social ‘facebook”, duke iu përgjigjur kështu kryetarit të Parlamentit Meta, i cili tha nga Kuvendi se e kishte dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën dhe se nuk kishte ndërmend ta bënte më.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029456853866577
array(1) { ["section"]=> string(62) "shkelzen-berisha-meta-burri-i-monikes-apo-sherbetor-i-imi-5020" }