Shkëlzen Berisha nis antifushatën me humor e ironi ndaj Veliajt

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:50 17-04-2015 Shkëlzen Berisha nis antifushatën me humor e ironi ndaj Veliajt postimi i Shkëlzen Berishës në Facebook

Tashmë që dy kandidatët e Bashkisë më të madhe në vend u zyrtarizuan e u vunë përballë njëri-tjetrit edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, i cili së fundmi ka qenë aktiv sa i takon zhvillimeve politike, ka nisur postimet nga rrjetet sociale duke ironizuar kandidatin Veliaj.

Nëse deri dje në qendër të postimeve të Shkëlzen Berishës ka qenë kryeministri Rama apo kryetari i Kuvendit Meta, me zyrtarizimin e kandidaturës, fokusi është zhvendosur te Veliaj.

Berisha ka postuar një foto-montazh ironizues për kandidatin e së majtës duke nënkuptuar Veliajn e të ëmën që flasin për të ardhurat e fushatës elektorale.

Ndërkohë menjëherë pas zyrtarizimit të kandidaturës nga ana e PD, Shkëlzen  Berisha shprehu mbështetjen e tij për Halim Kosovën duke shkruar: “ Nëse i beson fëmijën, mund t'i besosh dhe votën”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029644012451172
array(1) { ["section"]=> string(68) "shkelzen-berisha-nis-antifushaten-me-humor-e-ironi-ndaj-veliajt-9008" }