Shkëlzen Berisha reagon për urdhër-arrestet ndaj Doshit dhe Frrokut, kujton videon Meta- Prifti

Publikuar tek: politike, më 17:33 20-03-2015 Shkëlzen Berisha reagon për urdhër-arrestet ndaj Doshit dhe Frrokut, kujton videon Meta- Prifti

Djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka reaguar në facebook pas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Duke iu referuar kësaj çështje, Shkëlzeni kujton videon Meta-Prifti dhe shprehet se Dritan Prifti mund të kishte përfunduar në burg “nëse Meta do thoshe se 700 mijë eurot nuk ja ofroi me zemër, por nën presion.”

“Ja pra, që krisma nuk ka pasur! Sa fat paska pasur Dritan Prifti që nuk e akuzuan për dëshmi të rreme për videon ku Meta i ofronte atij 700 mijë euro. Me shumë gjasa do kishte përfunduar në burg, nëse Meta do thoshte se 700 mijë eurot nuk ja ofroi me zemër, por nën presion”, shkruan Berisha.

Prokuroria ka lëshuar ditën e sotme dy urdhër-arreste për Doshi dhe Frrokun pasi akuzohen për “dëshmi të rreme”. Prokuroria i ka cilësuar akuzat e Doshit ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta si  “sajesë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Noka: Qeveria po bën terror në Kukës, do të mbajë përgjegjësi. Reagon kreu i LSI në Kukës
Berisha: Arrestimet, përpjekje për të larë fytyrën e nxirrë të Ilir Metës »
Article Logic
Execution time: 0.021173000335693
array(1) { ["section"]=> string(98) "shkelzen-berisha-reagon-per-urdher-arrestet-ndaj-doshit-dhe-frrokut-kujton-videon-meta-prifti-6494" }