Shkëlzen Berisha replikon ashpër me gazetaren Desada Metaj, Iva Tiço duartroket kolegen

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:12 30-05-2015 Shkëlzen Berisha replikon ashpër me gazetaren Desada Metaj, Iva Tiço duartroket kolegen Postimi i gazetarit Bledian Koka

Është bërë shkak një status i spikerit të lajmeve në News 24 Bledian Koka për përfshirjen e djalit të ish-kryeministrit Berisha , Shkëlzen Berishës në politikë, që të shpërthejë një debat në rrjetin social facebook mes Shkëlzenit dhe gazetares Desada Metaj.

"Qenke nga te paktet gazetare ne treg qe nuk e di qe de juro Personi ne fjale merret me biznes ( se cfare nuk ja kam idene, shpresoj jo dyqan leckash), ndersa de facto drejton fushaten e PD per zgjedhjet lokale. Shume nga debatet apo perballjet televizive marrin bekimin dhe te djalit te kryetarit historik te PD. Qe per hir te se vertetes nese do te beje politike sic ka bere biznes.... Do jete vite drite larg babait. P.s. Historia e Liderve me te medhenj te ketij vendi ka treguar se pasardhesit kane qene gjithmone nen nivelin medioker te intelektualit. Qofte perjashtim ky rasti jot”, ka komentuar gazetarja Metaj në statusin e Kokës.

E menjëhershme ka qenë replika e Shkëlzenit i cili  ka mohuar të ketë një plan për t’ju futur politikës dhe ka hedhur dyshime edhe mbi profesionalizmin e gazetes duke shkruar:

“Bledi te falenderoj per ''vemendjen''. Nuk kam asnje projekt per te hyre ne politike. Ne ndryshim nga kundershtaret, shpifjeve kam zgjedhur t'u perpigjem ne rruge ligjore dhe mendoj se kjo eshte nje forme me ezauruese se sqarimet publike. Te gjithe ataqe kerkojne te dine me cfare merrem mund t'I drejtohen ILDKP dhe do marrin cdo informacion qe u nevojitet. Sigurisht kjo vlen per gazetaret profesioniste jo per ''leckat'' apo postieret e tyre”.

Metaj ka pasuar sërish me një koment duke i kujtuar Shkëlzenit se ajo ka patur një bashkëpunim fantastik me të atin.

“Shkelzen merre me qetesi... Paske marre persiper qe vec statuseve ne FB te ndash dhe diplomat per gazetari profesioniste. Bujrum ne politike pra,sepse me babin tend kam patur bashkepunim fantastik. Dhe nuk kemi shkembyer as lek as lecka”.

Iva Tiço i ka dalë në krah gazetares duke e duartrokitur për sa kishte shkruar.

Shkelzen Berisha une shtjellova nje ekuacion logjik 'politik' por sigurisht qe vendimi perfundimtar eshte teresisht individual...juaji”, ka komentuar duke tentuar t’i vërë pikat mbi “i”, debatit Bledian Koka që ishte edhe autori i statusit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071721076965332
array(1) { ["section"]=> string(92) "shkelzen-berisha-replikon-ashper-me-gazetaren-desada-metaj-iva-tico-duartroket-kolegen-12310" }