Shkëlzen Gashi, futbollisti më i mirë i vitit 2014 në Zvicër

Publikuar tek: sport, më 23:02 02-02-2015 Shkëlzen Gashi, futbollisti më i mirë i vitit 2014 në Zvicër

Në mbrëmjen e organizuar të hënen nga Federata e Zvicerane e Futbollit  “SFL Award Night” në Luzern, Shkëlzen Gashi është përzgjedhur lojtari më i mirë në Superligën Zvicerane të Futbollit për vitin 2014.

26-vjeçari nga Kosova në sezonin 2013/14 kryeson listën si golashënuesi më i mirë në këtë ligë. Aktualisht sulmuesi shqiptar numëron njëmbëdhjetë gola të regjistruar për Grasshoppersin, raporton albinfo.

26 vjecari në këtë garë për futbollistin e vitit në Zvicër ka lënë prapa Fabian Frein dhe Yassine Chikhaouin.

Në mbrëmjen e organizuar nga Federata e Zvicerane e Futbollit Gashi së bashku me Taulant Xhakën u përzgjodhën edhe në “Skuadrën e ëndrrave” të Superligës zvicerane,  “Dream Team – Super League”, ndërsa Ezgjan Alioski dhe Mërgim Brahimi ishin zgjedhur në “Skuadrën e ëndrrave”- Dream Team – Challenge League.

Gashi është edhe lojtar i kombëtares shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Armando Vajushi firmos me Chievo-n
Zyrtare, Hamdi Salihi kalon te Hapoel Haifa »
Article Logic
Execution time: 0.028172016143799
array(1) { ["section"]=> string(64) "shkelzen-gashi-futbollisti-me-i-mire-i-vitit-2014-ne-zvicer-2183" }