Shkëlzeni-medias “afër qeverisë”: Jo lidhje me Diverolin. Sado ta riciklosh një rrenë s’bëhet e vërtetë

Publikuar tek: politike, më 12:21 07-07-2015 Shkëlzeni-medias “afër qeverisë”: Jo lidhje me Diverolin. Sado ta riciklosh një rrenë s’bëhet e vërtetë

Djali ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha i është përgjigjur një medieje të cilën ai e cilëson si “media afër qeverisë” lidhur me librin e gazetarit të New York times, publikuar sot, që ka në fokus ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

Nëse do i hidhnim një sy të përditshmeve, media e cila ka përmendur sot Shkëlzen Berishën, duke e vendosur madje edhe si kryeartikull është shqiptarja.com e cila shkruan sot “Prapaskenat e Gërdecit. Takimi me Shkëlzen Berishën, djalin me sy peshkaqeni”.

Shkëlzeni nga ana e tij ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje me Efraim Diverolin ndërsa shton se s”ado ta riciklosh në gazeta, një rrenë nuk bëhet kurrë e vërtetë”.“Në lidhje me një artikull të botuar nga media afër qeverisë dua të sqaroj sa me poshtë:

Në vitin 2008, menjëherë pas shkrimit të NYT, u kam shpërndare mediave një përgjigje, ku pasi mohoja cdo lidhje me historinë në fjale dhe personat e peërfshirë në të, theksoja se koha dhe hetimet do t'i provonin ato si të paverteta.

Kanë kaluar 7 vjet dhe kjo çështje është hetuar në Shqipëri dhe SHBA nga drejtësia amerikane. Protagonistët e saj janë hetuar dhe dënuar, por emri im nuk figuron në asnjë pjesë apo faqe të këtij hetimi për faktin e thjeshtë, se nuk kam pasur asnjë njohje, lidhje, takim, kontakt, marrëdhënie me Efraim Diverolin, ortaket apo biznesin e tij.

Sado ta riciklosh nga gazeta në  libër e anasjelltas, sado të mundohesh, e të lodhesh,sado ta perkthesh në gjuhe të ndryshme, një rrenë nuk bëhet kurrë e vërtetë. Aq më tepër kur për thurjen e saj autori nuk harron të falenderojë publikisht edhe "zogun e Ramës". Shkruan Berisha duke përfunduar: “Sigurisht kjo nuk pengon askënd, që në mungesë të fakteve, të ngushëllohet e nginjet me rrena.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri: S’kishim informacion nga Shërbimi Informativ për Lazaratin
Qeveria Gjermane: Pritje ushtarake Merkelit në Tiranë. Por në Serbi takon shoqërinë civile, në Tiranë, jo »
Article Logic
Execution time: 0.020964860916138
array(1) { ["section"]=> string(105) "shkelzeni-medias-afer-qeverise-jo-lidhje-me-diverolin-sado-ta-riciklosh-nje-rrene-s-behet-e-vertete-15527" }