Shkëlzeni për 24-vjetorin e PS: Nga komunistët tek trafikantët - SHBA dhe BE bojkotojnë 74 vjetorin e PS

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:37 30-06-2015 Shkëlzeni për 24-vjetorin e PS: Nga komunistët tek trafikantët - SHBA dhe BE bojkotojnë 74 vjetorin e PS

Partia Socialiste festoi dje 24 vjetorin e themelimit të saj por për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha ky ka qenë 74 vjetori i PS-së pasi Shkëlzeni e lidh këtë parti me ish Partinë Komuniste Shqiptare dhe ish Partinë e Punës. Ai thotë përmes një statusi se ambasadorët e SHBA dhe BE e kanë bojkotuar këtë festë duke dërguar sipas tij një sinjal për zgjedhjet dhe të inkriminuarit që kandiduan në logon e PS.

“Bojkoti i ambasadoreve te SHBA dhe BE në ceremoninë e 74 vjetorit të PSSH (ish PKSH dhe PPSH) dërgon një sinjal të qartë se për standartet dhe vlerat perëndimore procesi i zgjedhjeve nuk zbardhi të kaluaren kriminale të kandidatëve të PS, përkundrazi, e kaluara e tyre e zezë, njollosi procesin zgjedhor dhe tashmë po penalizon Partinë Socialiste dhe bashkë me të gjithë vendin e drejtuar nga kjo parti.

Dje, Rama vazhdoi ahengun me Roshet, Bushet, Ndokët dhe urdhëroi mediat te censurojne bojkotin e ambasadoreve , por nesër nuk do të censuroje dot as raportin e OSBE për zgjedhjet, as raportin vjetor të Departamentit te Shtetit e as progres raportin e BE ku inkriminimi i qeverisjes së tij do renditet si aresyeja nr 1 minimit të zgjedhjeve dhe bllokimit të integrimit të Shqipërisë.

70 vjet më pare etja per pushtet, i bëri baballarët e PS të zgjidhnin Stalinin në vend të perëndimit, sot e njëjta etje për pushtet shtyn bijtë e tyre të zgjedhin krimin në vend të integrimit”, përfundon statusin e tij djali i ish-kryeministrit Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021091938018799
array(1) { ["section"]=> string(107) "shkelzeni-per-24-vjetorin-e-ps-nga-komunistet-tek-trafikantet-shba-dhe-be-bojkotojne-74-vjetorin-e-ps-15002" }