Shkëmbi-Partizanit: Nuk i fal 145 milionë lekë

Publikuar tek: sport, më 21:14 19-10-2015 Shkëmbi-Partizanit: Nuk i fal 145 milionë lekë

Dy kryesuesit e kampionatit shqiptar, Skënderbeu dhe Partizani do të përballen në fundjavë në garën për të siguruar të vetëm kreun e tabelës.

Megjithatë, sfida ka nisur të nxehet dhe është kapiteni korçar, Bledi Shkëmbi ai që i kujton klubit kryeqytetas një borxh ende të pashlyer ndaj tij.

Partizani i detyrohet Shkëmbit 145 milionë lekë dhe pavarësisht se ka përfunduar çdo shkallë gjykimi për këtë çështje, ende lojtari i Skënderbeut nuk ka marrë shumë që i takon.

“Është e vërtetë që ka një borxh të mbartur prej vitesh dhe nuk kam ndërmend ta fal Partizanin, sepse fundja bëhet fjalë për para të fituara me djersë. Kam respekt për Partizanin, jam ndjerë mirë aty dhe sidomos me tifozët kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera, pork u bëhet fjalë për të ardhurat që meriton, nuk ka falje”, ka thënë Shkëmbi për Sportal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbollisti shqiptar nderohet në klubin kroat pas kualifikimit të Shqipërisë
Mesazhi i Ballist Morinës për serbët përpara se të arrestohej: Nuk ju urrej, por e kaluara na lëndon »
Article Logic
Execution time: 0.096662998199463
array(1) { ["section"]=> string(51) "shkembi-partizanit-nuk-i-fal-145-milione-leke-23497" }