Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar një megastrukturë aliene

Publikuar tek: bota, më 18:17 15-10-2015 Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar një megastrukturë aliene

Teleskopi Hapësinor Kepler ka aftësinë të dallojë ekzoplanete, objekte shkëmbore që orbitojnë yje të largëta pluhur planetar dhe shume fenomene të tjera natyrore.

Por shkencëtarë seriozë të NASA besojnë se teleskopi gjigand ka arritur të kapë një planet të largët që hipotetikisht besohet se është një mega strukturë aliene, apo një super planet me teknologji mjaft të zhvilluar që, alienët të cilët e pupullojnë kanë arritur të ndërtojnë struktura gjigande të cilat shfrytëzojnë energji direkte nga ylli i tyre.

Kjo është teoria mbi zbulimin për t’i dhënë një ide shkencëtarëve se me çfarë janë duke u përballur, teoria që ngjan me filmat fantashkencë është nxitur nga sjelljet e rralla dhe të veçanta të këtij planeti.

Teleskopi Kepler i dallon planetet e largëta nga dtita e mbeldhur kur ato kalojnë përpara yllit të tyre, e njohur si faza “tranzit”, kjo për shembull përcakton madhësinë e planeteve e cila mund të mos jetë shumë e saktë por ajo që zakonisht është e pandryshueshme është forma e tyre rumbullake. Në rastet kur Kepler dallon një planet që nuk ka formë të rumbullakët, gjërat bëhen të mistershme.

Sipas raportit të astronomëve të publikuar në revsitën shkencore, bëhet fjalë për yllin “KIC 8462852” i cili është i veçantë nga të gjithë të tjerët. Sinjali i ardhur nga ky yll në teleskopin Kepler gjatë fazës së tij tranzitore është krejtësish i veçantë, diçka që shkencëtarët nuk e kanë hasur më parë dhe që i ka bërë ata të flasin rreth teorive të një civilizimi të avancuar alien.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024755954742432
array(1) { ["section"]=> string(67) "shkencetaret-besojne-se-kane-zbuluar-nje-megastrukture-aliene-23205" }