Shkencëtarët gjejnë kancer në një fosil gati 2 milionë vjeçar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:14 29-07-2016

Edhe pse mendojmë se ai është pasojë e zakoneve të këqija, fatit të keq apo jetëgjatësisë, kanceri nuk i përket vetëm kohës moderne, shkenctarët kanë zbuluar se sëmundja ekzistonte tek paraardhësit e njeriut më shumë se 1 milion vjet më parë.

Në një artikull të CNN shkruhet se studiuesit kanë gjetur gjurmë të kancerit në kockën e këmbës dhe të shpinës nga dy specie të lashta të njeriut në Afrikën e Jugut. Kocka e këmbës është e vjetër gati 1.7 milionë vjet, ndërsa rruaza i përket 2 milionë vjetëve më parë.

Sa për krahasim, përpara këtyre gjetjeve, zbulimi më i vjetër i tumorit në qeniet njerëzore ka qenë 120 mijë vjet më parë. Është një diferencë shumë e madhe që e zgjeron edhe më shumë kohështrirjen e kësaj sëmundjeje.

Zbulimi është bërë një grup hulumtuesish shkencorë nga Universiteti i Institutit të Studimeve Evolucionare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024543046951294
array(1) { ["section"]=> string(67) "shkencetaret-gjejne-kancer-ne-nje-fosil-gati-2-milione-vjecar-48097" }