Shkencëtarët gjejnë lidhje shqetësuese midis ajrit të ndotur dhe vetëvrasjes

Publikuar tek: bota, më 15:45 24-02-2015 Shkencëtarët gjejnë lidhje shqetësuese midis ajrit të ndotur dhe vetëvrasjes

Sipas një studimi të ri vetëvrasja është e lidhur edhe me ndotjen e ajrit. Studimi tregon se numri i vetëvrasjeve të kryera ka qenë më i lartë në ditët kur ndotja e ajrit ishte në nivelet më të larta.

Studimi u realizua në Utah të SHBA, ku vetëvrasjet janë shkaku i 10-të i vdekjeve. Studime të ngjashme në Koren e Jugut, Taivan dhe Kanada kanë treguar për lidhjen midis vetëvrasjeve dhe ndotjes së ajrit.

Vetëvrasja është e komplikuar e sëmundjet mendore luajnë një rol të madh ku të paktën 90% e përsonave që kryejnë vetëvrasje vuajnë nga çrregullime mendore. Por çrregullimet mendore nuk janë të vetmet që e çojnë një person drejt vetëvrasjes. Kërkimet kanë treguar se faktorët afatshkurtër mund të luajnë një rol të rëndësishëm.

Një nga këto faktorë mund të jetë edhe ndotja e ajrit e cila shkakton inflamacion fizik. Inflamacioni ndodh kur sistemi imunitar dobësohet duke provokuar lirimin e acidit kuinolinik, i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me mendimet për vetëvrasje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03213906288147
array(1) { ["section"]=> string(81) "shkencetaret-gjejne-lidhje-shqetesuese-midis-ajrit-te-ndotur-dhe-vetevrasjes-4317" }