Shkencëtarët: Ja pse shtëpitë e vjetra kanë “fantazma”

Publikuar tek: bota, më 17:01 02-04-2015 Shkencëtarët: Ja pse shtëpitë e vjetra kanë “fantazma”

Shkencëtarët kanë një teori që mund të shpjegojë se pse në shtëpitë e vjetra shfaqen figura fantazmash dhe fenomente të mbinatyrshme.

Shtëpitë e vjetra janë habitatet kryesore për rritjen e mykut e sipas hulumtuesve në Universitetin Clarkson në New York, janë pikërisht disa lloje myku që shkaktojën “psikoza të forta” te njerëzit.

Sipas profesorit Shane Rogers, raportimet e shpeshta të prezencës së fantazmave, kanë ardhur kryesisht nga ndërtesat e vjetra dhe kjo për shkak të cilësisë së dobët të ajrit dhe ekspozimit ndaj ndotësve biologjikë, e përzier me disa lloje myku toksik, çka shkakton psikoza.

Por edhe sipas një studimi tjetër të publikuar rreth viteve 1990, librat e vjetër përmbajnë spore dhe haluçilogjenë fungal që ndotin ajrin dhe shkaktojnë vizione te banorët.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030061960220337
array(1) { ["section"]=> string(56) "shkencetaret-ja-pse-shtepite-e-vjetra-kane-fantazma-7659" }