Shkencëtarët pranë identifikimit të eshtrave të Plinit plak, heroi i Pompeit

Publikuar tek: kulture-art, më 16:44 03-09-2017 Shkencëtarët pranë identifikimit të eshtrave të Plinit plak, heroi i Pompeit

Shkencëtarët italianë janë shumë pranë identifikimit të trupit që besohet të jetë i Gai Plini Sekundit, shkrimtari, biologu dhe komandant në ushtrinë romake.

Plini plak kujtohet për veprimin e tij të guximshëm e urdhërimit të flotës së tij detare në një mision shpëtimi në Pompei, rreth 2 mijë vjet më parë kur shpërtheu vullkani në malin Vesuvius.

dfg35h4h4h.jpg

Eshtrat i përkasin një personi që vjen nga shtresa e lartë në Romën antike pasi pranë tyre janë gjetur bizhuteri të çmuara, shkruan newsbomb.al.

Nëse shkencëtarët italianë ia dalin me sukses, ky do jetë identifikimi i parë pozitiv i një figure të lartë të Romës antike, një njeri i cili humbi jetën e tij teksa udhëhoqi operacionin e parë të madh të kërkim-shpëtimit, dhe gjithashtu shkroi një nga enciklopeditë e para të njerëzimit.

sf3egr35hy45h4h.jpg

Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini plak ishte admirali i flotës perandorake romake e ankoruar në Misenum, në veri të Napolit, në vitin 79 kur shpërtheu vullkani Vesuvius.

Sipas nipit të tij Plini i ri, i cili ishte dëshmitar okular i shpërthimit të vullkanit, por zgjodhi të mos shkonte me flotën, Plini plak mund të ketë vdekur nga thithja e gazrave toksikë të lëshuar nga vullkani, dhe trupi i tij është lënë pas. /Newsbomb.al

dfgeth4tr6hj5tj5j.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vëmëndje, ky mesazh që mund t’ju vijë në “inbox” është virus, mos e hapni
10 gjëra që duhet të dini për Thethin, që guidat turistike nuk ua thonë »
Article Logic
Execution time: 0.023513078689575
array(1) { ["section"]=> string(81) "shkencetaret-prane-identifikimit-te-eshtrave-te-plinit-plak-heroi-i-pompeit-91028" }