Shkencëtarët zbulojnë antibiotikun e fshehur në trupin tonë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:13 28-07-2016 Shkencëtarët zbulojnë antibiotikun e fshehur në trupin tonë

Shkencëtarët kanë kryer eksperimente pa fund në kërkim të antibiotikëve. Ata kanë zbuluar një përbërës premtues për luftimin e baktereve, që ka qenë fshehur brenda hundës sonë.

Shkencëtarët nga “Universiteti Tubingen” në Gjermani kanë identifikuar një përbërës të quajtur “lugdunin” që mund të vrasë baktere si “Staphylococcus aureus”, të cilat njihen ndryshe si mikrobe MRSA dhe janë rezistente ndaj antibiotikëve aktualë.

Lugdunin është produkt i një tjetri bakteri të quajtur “Staphylococcus lugdunensis” që fshihet në hundën e njeriut.

Është shumë herët për të thënë nëse “lugdunin” mund të formojë bazën për antibiotikët e rinj dhe të përdoret për luftimin e infeksioneve të ndryshme, megjithatë ka premisa. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se bakteri “S. Aureuscould” nuk mund të zërë lehtësisht terren në hundët e njerëzve që kanë nivele të larta të bakterit tjetër të quajtur “S. Lugdunensis”, dhe përbërësi “lugdunin” i izoluar mund të vrasë baktere që janë bërë rezistente ndaj medikamenteve të tjera.

Testimet e kryera tek minjtë treguan se përbërësi “lugdunin” mund të trajtojë infeksione të lëkurës të shkaktuara nga super bakteret, përfshirë këtu bakteret MRSA si dhe infeksionet Enterococcus.

Sipas hulumtuesit shkencor Bernhard Krismer, disa nga kafshët u pastruan tërësisht, nuk u zbulua më asnjë qelizë bakteri, ndërsa tek disa të tjerë u pakësuan, megjithatë kishte akoma disa baktere që vepronin në sipërfaqet më të thella të lëkurës.

Do të duhet kohë derisa përbërësi “lugdunin” të testohet tek pacientët dhe mund të mos rezultojë i suksesshme. Gjithsesi, hulumtuesit shkencorë shpresojnë që ai të funksionojë, pasi nevojiten me të vërtetë antibiotikë të rinj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027381896972656
array(1) { ["section"]=> string(65) "shkencetaret-zbulojne-antibiotikun-e-fshehur-ne-trupin-tone-48022" }